LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi thotë se nuk është bërë pishman për rotacionet pas barazimit ndaj Monzës

Inzaghi thotë se nuk është bërë pishman për rotacionet pas barazimit ndaj Monzës

Simone Inzaghi ka thënë se nuk është bërë pishman për rotacionet që ka bërë në barazimin 1-1 ndaj Monzës këtë mbrëmje.

Në letër, kjo parashihej që të ishte një sfidë e lehtë për ‘Nerazzurrët’ para një jave të ngarkuar ku do të udhëtojnë në Angli për duelin ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve dhe më pas ndaj rivalëve lokalë Milanit vikendin e ardhshëm.

“20 minutat e parë ishin mjaft të mirë, ne krijuam shumë raste dhe duhet ta kishim zhbllokuar rezultatin atëherë. Ishte e ngjashme si sezonin e kaluar, por ne atëherë morëm herët avantazhin por nuk e bëmë këtë herë”, ka thënë Inzaghi fillimisht.


“Pas kësaj, ne ishim të ngadaltë me topin, nuk kishim mjaftueshëm kualitet në pasimin e fundit dhe ndoshta duhet të kishim tentuar më shumë goditje dhe jo të shkojmë për asistimin”.

“Monza u mbrojt thellë, ne duhet të kishim bërë më mirë në drejtimin tonë. Jemi të zhgënjyer, por shikojmë përpara”.

“Frattesi dhe Asllani kanë bërë atë që iu është kërkuar, ekipi ka luajtur ashtu siç deshëm dhe ndoshta e kemi merituar fitoren, por Monza punoi shumë dhe u mbyllën mirë në mbrojtje”, përfundoi italiani.

Ky rezultat bëri që Interi të zbresë një pozitë më poshtë në tabelë dhe tashmë mban vendin e dytë me pikë të barabarta me Juventusin.

Napoli tashmë është bërë lideri i ri i kampionatit italian me nëntë pikë të grumbulluara pas katër ndeshjeve të luajtura./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori