LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi me fjalë të mëdha për Asllanin: Futbollist me personalitet të madh

Inzaghi me fjalë të mëdha për Asllanin: Futbollist me personalitet të madh

Kristjan Asllani ka zhvilluar një tjetër ndeshje jashtëzakonisht të mirë me fanellën e Interit.

Mesfushori shqiptar u inkuadrua në lojë në minutën e 75-të dhe mori pjesë në golin e fitores 1-0 të Interit në derbin ndaj Romës.

Asllani dhuroi një top të gjatë për Federico Dimarcon në krahun e majtë ku italiani me një asistim perfekt gjeti Marcus Thuramin i cili shënoi për 1-0.


E me fjalë të mëdha për mesfushorin shqiptar ka folur edhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi pas ndeshjes ndaj Romës.

Tekniku italian ka thënë se Asllani është një futbollist me personalitet të madh dhe është një mesfushor me shumë kualitet.

“Asllani erdhi me një personalitet të madh, po rritet shumë. Ka një vit e gjysmë këtu, e di që është ndryshe të luash te Interi”.

“Por ai po i gdhend minutat vetes sepse ai ka kualitet të madh dhe është një profesionist i madh. Jam shumë i lumtur me të”, deklaroi Inzaghi. /Telegrafi/