LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi është dëgjuar në tunel duke i paralajmëruar lojtarët e tij për Harvey Elliott

Inzaghi është dëgjuar në tunel duke i paralajmëruar lojtarët e tij për Harvey Elliott
(Foto: Screenshot/BT Sport)

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, është dëgjuar duke e paralajmëruar Marcelo Brozovicin në lidhje me Harvey Elliottin, para fillimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Këtë gjë, trajneri e kishte bërë në tunel para sfidës në Giuseppe Meazza, të cilën skuadra angleze e fitoi me rezultat 2-0 me golat e Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.

Inzaghi është kapur nga kamera pak para fillimit të nxehjes së lojtarëve, ndërsa Mediaset Infinity ka arritur të incizojë një pjesë të fjalëve që trajneri u thoshte lojtarëve të tij.


(Foto: Instagram/harveyelliott07)

Ai i është kthyer Brozovicit duke i thënë: “Mbaj një sy anash, ndoshta e kanë futur atë djalosh në mesfushë që të të markojë një me një”.

Elliott shkruan histori te Liverpooli pas paraqitjes ndaj Interit në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Elliott shkruan histori te Liverpooli pas paraqitjes ndaj Interit në Ligën e Kampionëve

Strategu italian i është referuar 18-vjeçarit Elliott, i cili debutoi në Ligën e Kampionëve në ndeshjen ndaj Interit duke u bërë lojtari më i ri i Liverpoolit që starton në një ndeshje të garës më të madhe për klube (me 18 vjet e 318 ditë).

(Foto: Screenshot/BT Sport)

Futbollisti i Liverpoolit do t’i mbushë 19 vjet në prill, ndërsa tashmë ka regjistruar gjashtë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon duke shënuar një gol në Kupën FA.

Edhe pse roli i tij primar është në anën e djathtë, ai mund të luajë edhe në krah të majtë ose në një rol më të thellë.

View this post on Instagram

A post shared by ℍ?67?? (@harveyelliott07)

Në shtator, Elliott e pësoi një frakturë në nyjë dhe shumëkush priste që të mos luajë më këtë sezon, por për befasinë e të gjithëve, ai u kthye shumë para kohe.

Talenti i Redsave luajti deri në minutën e 59-të të takimit (kur u zëvendësua nga Naby Keita), ndërsa deri atëherë rezultati ishte 0-0, teksa më pas Liverpooli i shënoi dy gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Hendboll
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori