Nga 230 milionë euro investime të huaja direkte në Kosovë brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti, 142 milionë kanë shkuar në sektorin e patundshmërisë.
Ky investim, nga përfaqësues të organizatave ekonomike, po konsiderohet pa afekt të madh në ekonomi.
Vëllimi i lartë i investimeve të huaja në sektorin e patundshmërisë kryesisht i atribuohet diasporës së Kosovës, e cila investon shuma të mëdha në ndërtimin e shtëpive dhe në blerjen e apartamenteve.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, Gjermania është shteti me më së shumti investime të huaja direkte, pasur nga Zvicra. Këto janë dy shtetet ku jeton numri më i madh i qytetarëve nga Kosova.
“Ky investim në patundshmëri nuk ka ndonjë efekt afatgjatë në zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune”, thotë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.
Shpërndarja sektoriale, sipas Zekës, është me rëndësi shumë të madhe kur bëhet fjalë për vlerësimin e efekteve afatgjata të investimeve të huaja direkte.
Megjithatë, kjo nuk e ka penguar ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, e cila e ka paraqitur si të arritur të qeverisë rritjen e investimeve të huaja.
“Investimet e huaja direkte në gjashtë muajt e parë të vitit 2021 janë 230.1 milionë euro dhe përbëjnë vlerën më të lartë të investimeve të kryera për gjashtë muaj të një viti, që nga viti 2007”, ka deklaruar ministrja Hajdari.
Sektori i dytë që përbën investimet e huaja, e që mund të konsiderohet me efekt të madh në zhvillim ekonomik, sipas Arian Zeka janë aktivitetet financiare dhe sigurimi, në vlerë prej 51 milionë euro.
Investimi në patundshmëri nuk garanton stabilitet të zhvillimit ekonomik
Edhe për drejtorin ekzekutiv të Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani, investimi në sektorin e patundshmërisë është afatshkurtër. Në aspektin afatgjatë, shton ai, ky investim nuk garanton stabilitet të zhvillimit ekonomik.
“Ky është një fakt. Shembuj e praktika të ndryshme kanë ndodhur edhe në vendet e Ballkanit dhe rajonit. Për një moment të caktuar kur është arritur kulmi i investimeve dhe ka qenë e pamundur të investohet në patundshmëri, kemi parë një rënie të përnjëhershëm të këtij sektori. Kjo është frikë…”, thotë Ujkani.
Profesor Ujkani thotë se investimet e huaja, duke u nisur edhe nga investitori, do të duhej të kenë orientim në sektorë strategjik, por kjo po pengohet edhe nga imazhi jo i mirë i Kosovës në botë.
“Kur kemi një imazh që nuk është i dëmtuar, është e lehtë të fokusohesh në tema të tjera. Nëse këtu kemi dështuar nuk mund të bëjmë hapin tjetër. E dyta, ka vend për shumë përmirësime edhe në politika të karakterit tatimor, e fiskal. Po ashtu, na duhet të ketë ngritje të sigurisë juridike”, thotë Ujkani.
Treg i vogël për investime të mëdha
Kosova, me një popullsi prej 1.8 milion banorësh, konsiderohet një treg i vogël për një investitor serioz dhe kjo paraqitet si një mangësi në tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë, thotë Arian Zeka nga OEAK.
Kur kihet parasysh kjo, ai thotë se përmirësimi i raporteve dhe bashkëpunimi i Kosovës me vendet e Ballkanit Perëndimor ndikon në tërheqjen e investimeve.
“Kjo është arsyeja pse insistohet nga ana e Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për integrimin ekonomik rajonal të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë mënyrë krijohet një treg më i madh dhe i tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor bëhet me atraktiv për investitorët e huaj”, thotë Zeka.
REL ka kontaktuar Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) lidhur me investimet e huaja direkte dhe orientimin e tyre në sektor strategjik, por ata nuk i janë përgjigjur pyetjeve deri në publikimin e këtij teksti.
KIESA është agjenci shtetërore e Kosovës, mandati i së cilit është të promovojë dhe mbështesë investimet, eksportin, turizmin, ndërmarrjet e vogla e të mesme si dhe zonat e veçanta ekonomike në Kosovë.
Investimet në sektorin e shërbimeve, investimet në sektorin e bujqësisë, sektori energjetik, miniera, transport dhe telekomunikacion, industri përpunuese dhe turizmi janë vetëm disa nga sektorët të cilët konsiderohen se mund të gjerojnë zhvillim ekonomik dhe vende pune. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit