Jared Kushner, biznesmeni dhe investitori amerikan, njëkohësisht ish-këshilltari i vjehrrit të tij Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi se ka në plan që të investojë në Shqipëri në sektorin e turizmit.
Kushner dha një intervistë për Bloomberg ku deklaroi se në planet e tij të investimit përfshihen resortet turistike në Sazan dhe Zvërnec.
Madje për zhvillimin e këtyre projekteve dhe një tjetri në Beograd, ai thotë se do të investojë 1 miliard dollarë amerikanë.
“Investimet do të kryhen nëpërmjet kompanisë me seli në Miami, Affinity Partners me mbështetjen nga vendet arabe. Sipas planit të Kushner, në Zvërnec do të ndërtohen mijëra njësi akomodimi në funksion të turizmit, ndërsa në ishullin e Sazanit do të ngrihen njësi akomodimi luksoze të markës Aman. Sazani është një nga bregdetet më unikë që kam parë ndonjëherë në botë”, thotë Kushner, që planin e investimit për në Shqipëri e ka hartuar bashkë me ish ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell.
“Ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacenuara dhe unike që kam parë kudo në botë,” tha Kushner. Bloomberg shkruan se “Ksamili renditet ndër destinacionet kryesore globale të Airbnb”. /tch/
Për të ndjekur kronikën klikoni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori