Kristalina Georgieva
Për 75 vjet, Banka Botërore ka qenë në krye të zhvillimit, duke ndihmuar vendet të bëjnë investime të zgjuara për t’i përgatitur qytetarët e tyre për të ardhmen. Ajo është përqendruar sidomos tek më të varfrit dhe më të pambrojturit – qasjen e tyre në infrastrukturë, shëndetësi, arsim, asete, vende pune dhe tregje. Në vitet e fundit, ajo ka përqafuar politika dhe investime në fusha kritike për të ardhmen e botës, siç janë luftimi i ndryshimeve klimatike dhe përfitimin e të varfërve nga teknologjia.
Kudo që udhëtoj – nga Ruanda në Zambia, ose nga Indonezia në vendlindjen time, Bullgari – shoh ndryshimin që mund të sjellë teknologjia në jetën e njerëzve. Ndikimi është i dukshëm në shumë mënyra, siç janë sistemet e pagesave digjitale ose ekonomia në zhvillim, që sjellin histori të jashtëzakonshme suksesi.
Por, ashtu si teknologjia po përmirëson jetën e miliona njerëzve në mbarë botën, ajo po ndryshon gjithashtu edhe natyrën e punës. Raporti Botëror i Zhvillimit 2019 u përqendrua në mënyrën se si inovacioni po ndryshon ose largohet nga vendet ekzistuese të punës dhe po krijon fusha krejtësisht të reja punësimi që para disa vitesh nuk ekzistonin.
Kjo ngre disa pyetje të vështira: Çfarë punësh do të bëjnë njerëzit? Si do t’i mbajnë ata familjet e tyre? Si do ta përmbushin ata potencialin e tyre në një botë gjithnjë e më komplekse?
Ne kemi mjete të reja të fuqishme për t’i ndihmuar vendet në zhvillim t’i përgjigjen këtyre pyetjeve. Në takimet vjetore të Grupit të Bankës Botërore-FMN në Bali në tetor, ne prezantuam Indeksin e Kapitalit Njerëzor. Fillimisht duke mbuluar 157 shtete, Indeksi është një masë përmbledhëse e kapitalit njerëzor që një fëmijë i lindur sot mund të presë të arrijë deri në moshën 18 vjeçare, duke pasur parasysh rreziqet e shëndetit të dobët dhe arsimit ku ai ose ajo jeton.
Indeksi fokusohet në rezultatet në tri fusha kyçe. Së pari, mbijetesa: Cili është probabiliteti që një fëmijë i lindur sot do të mbijetojë deri në moshën pesë vjeçare? Së dyti, shëndeti: A do të nënçmohen fëmijët para moshës pesë vjeçare? A do të jenë ata të shëndetshëm në moshë madhore, të gatshëm për punë, me një bazë për të mësuar gjatë gjithë jetës? Dhe së treti, arsimi: Sa shkollë do të bëjnë fëmijët dhe, ajo që është më e rëndësishmja, sa do të mësojnë ata?
Indeksi i Kapitalit Njerëzor është unik sepse fokusohet në treguesit e lidhura me produktivitetin, siç janë mbijetesa e fëmijëve, mosha e shkollimit, vitet e shkollimit të përshtatura me të mësuarit dhe mbijetesa e të rriturve dhe vendos një kufi të drejtpërdrejtë midis rritjes së ardhshme ekonomike dhe rezultateve më të mira shëndetësore dhe arsimore. Mbi të gjitha, ai paraqet një pasqyrë të qartë për liderët se sa më produktivë mund të jenë punëtorët e tyre kur janë të shëndetshëm, të arsimuar dhe të pajisur me aftësitë e nevojshme për një treg pune që ndryshon me shpejtësi.
Një vend mund të shënojë midis 0 dhe 1 në indeks, me 1 që paraqet kufirin më të mirë të mundshëm të arsimit të plotë dhe shëndetit të plotë. Në indeksin tonë të parë, vlera mesatare për botën ishte vetëm 0.56. Kjo do të thotë se, në të 157 vendet e mbuluara, fëmijët e lindur sot do të rriten për të qenë afërsisht sa gjysma e më produktives që ata mund të jenë.
Implikimet për rritjen ekonomike – dhe për rrjedhojë për zvogëlimin e varfërisë – janë të mëdha. Nëse një vend ka një rezultat prej 0.50, GDP-ja e ardhshme për punëtor mund të jetë dy herë më e lartë nëse ai vend ka arritur kufirin. Gjatë një gjysmë shekulli, kjo do të thotë deri në 1.4 pikë përqindjeje të rritjes së GDP-së çdo vit.
Investimi në njerëz është akoma më urgjent për shkak të dy trendëve sfiduese globale. Së pari, rritja globale po ngadalësohet. Raporti ynë Perspektivat Ekonomike Globale, i publikuar më herët këtë muaj, me të drejtë titullohet “Qiej të Errët”. Rritja globale është zbutur – në vitin 2019 pritet të ngadalësohet në 2.9 për qind, nga 3 për qind që ishte në vitin 2018. Dhe rritja në tregjet dhe ekonomitë në zhvillim pritet të bjerë me 4.2 për qind, i njëjti ritëm si në vitin 2018.
Së dyti, ritmi i reduktimit të varfërisë po ngadalësohet. Raporti ynë Poverty and Shared Prosperity zbuloi se në vitin 2015, viti më i fundit me të dhëna të fuqishme, varfëria ekstreme arriti në 10 për qind, niveli më i ulët i regjistruar në histori. Por 736 milionë njerëz që jetojnë ende në varfëri të skajshme do të jenë më të vështirë për t’u arritur. Shkalla e varfërisë në zonat që vuajnë nga brishtësia, konflikti dhe dhuna u rrit në 36 për qind në vitin 2015, nga një nivel i ulët prej 34.4 për qind në vitin 2011 dhe kjo përqindje ka gjasa të rritet.
Investimi në kapitalin njerëzor mund të ndihmojë në nxitjen e rritjes gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ekonomike. Por kjo nuk është vetëm fusha e ministrave të shëndetësisë dhe arsimit. Krerët e shteteve, ministrat e financave, drejtorët ekzekutivë dhe investitorët duhet t’i bëjnë urgjentisht prioritet këto investime.
Nëse veprojmë tani, ne mund të krijojmë një botë ku të gjithë fëmijët mbërrijnë në shkollë të mirë ushqyer dhe të gatshëm për të mësuar; ku ata mund të rriten për të qenë të shëndetshëm, të aftë dhe produktivë dhe ku ata kanë një shans për të përmbushur potencialin e tyre.
Fëmijët e sotëm e meritojnë këtë të ardhme. Punëdhënësit e së nesërmes do ta kërkojnë atë. Liderët e botës duhet të veprojnë menjëherë tani për ata. /Project Syndicate/BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje