Investim prej 14 milionë eurosh, punime me kualitet të dobët - shikoni si shembet rruga në Kragujevac

Ka ndodhur një shembje e rrugës në Kragujevac të Serbisë.
Shembja e mureve mbajtëse dhe e një pjese të rrugës hyrëse pranë kompleksit Qendra e Ekselencës ka filluar sot në mëngjes.
Sipas raportimit të “Glas Shumadije”, shembja po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë dhe stabiliteti i terrenit mbetet i rrezikuar, gjë që po shkakton pakënaqësi dhe shqetësim te qytetarët.
Qendra e Ekselencës në Kragujevac është një kompleks shkencor i Universitetit të Kragujevacit, ndërtimi i të cilit ka filluar në vitin 2015.
Sipas planit, punimet duhej të përfundonin deri në fund të vitit 2017, por kompania zbatuese ka falimentuar.
Siç u bë e ditur në vitin 2023, Serbia deri atëherë kishte investuar 14 milionë euro, ndërsa Qendra ishte në fazën finale dhe pritej të hapej në verë. /Telegrafi/


















































