Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka njoftuar për përfundimin e punimeve në dy rrugë të rëndësishme të qytetit,“Bislim Bajgora” dhe “Agim Ramadani”.

Këto rrugë sipas Hamzës, kishin qenë të harruara për vite të tëra duke mbetur vetëm në plane pa realizim.


"Mitrovica ka pritur gjatë për këto dy rrugë, të cilat ishin harruar prej vitesh në plane që kurrë nuk u realizuan. Tani edhe rrugët 'Bislim Bajgora' dhe 'Agim Ramadani' i përfunduam", deklaroi Hamza në një postim në Facebook.

Ai theksoi se çdo projekt i përfunduar është burim krenarie dhe një dëshmi konkrete e një qeverisjeje që ka realizuar më së shumti premtime elektorale në Kosovë.

“Mitrovica do të vazhdojë të ndërtojë, të nderojë dhe së bashku me qytetarët të ecë përpara”, u shpreh kryetari, duke lënë të kuptohet se investimet në infrastrukturë do të vijojnë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/