Intesa Sanpaolo Bank Shqipëri zgjeron financimin me 26 milionë euro për ndërtimin e hotelit MGallery (Grupi Accor) në Green Coast, Shqipëri – një investim nga Grupi BALFIN.
Ky investim do të mbështetet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) përmes Kornizës së Ndërmarrjes së Riskut (RSF) deri në 50 për qind të shumës së investimit. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje strategjike, Intesa Sanpaolo Bank dhe EBRD riafirmojnë angazhimin e tyre për të mbështetur vizionin e Grupit BALFIN për avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri.
Nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes u zhvillua në ambientet e selisë së Intesa Sanpaolo Bank në Tiranë, me përfaqësues nga të gjitha palët.
Alessandro D’Oria, CEO i Intesa Sanpaolo Bank Shqipëri, deklaroi: “Financimi i investimeve në turizmin e qëndrueshëm është ndër prioritetet tona kryesore. Jemi shumë të kënaqur që jemi pjesë e këtij investimi unik. Do të vazhdojmë të promovojmë zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri, me investime që do të pasurojnë ofertën për numrin në rritje të turistëve në vend.”
“Zhvillimet e Grupit BALFIN janë rezultat i partneriteteve të forta me institucione financiare të besueshme si EBRD dhe Intesa Sanpaolo Bank. Si një kompani private, ndihemi krenarë që investojmë në projekte që kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit, mbështesin objektivat strategjikë të turizmit të vendit, rrisin standardet dhe krijojnë mundësi punësimi.” tha CEO i Grupit BALFIN, Edlira Muka.
Ekaterina Solovova, Kreu i EBRD në Shqipëri, tha: “Kemi kënaqësinë të vijojmë së ofruari mbështetjen tonë për turizmin shqiptar. Infrastruktura e qëndrueshme e mikpritjes është thelbësore për rritjen e industrisë dhe, përmes këtij zhvillimi, Grupi BALFIN dhe Accor sjellin cilësi dhe standard të lartë në tregun shqiptar.”
Për Intesa Sanpaolo Bank Shqipëri, ky financim klasifikohet si Financim ESG nën kategorinë e “ndërtesave energjitikisht efikase” dhe deri më tani është më i madhi në fushën e turizmit; një prioritet strategjik për vendin.
Projekti do të realizohet në një pozicion strategjik në Rivierën Shqiptare (në bregdetin e jugut), që konsiderohet si një nga destinacionet më tërheqëse turistike në vend. Duke qenë se hoteli do të jetë një ndërtesë energjikisht efikase, parashikohet të reduktojë konsumin e energjisë me 34.43%.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Intesa Sanpaolo Bank Shqipëri dhe EBRD forcojnë angazhimin e tyre për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri. Ky investim i Grupit BALFIN shënon zgjerimin zyrtar të markës Accor në vend.
Financimi dhe realizimi i këtij projekti të qëndrueshëm është në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm, e cila thekson inkurajimin e investimeve strategjike private që synojnë të tërheqin marka ndërkombëtarisht të njohura, ndërsa prioritizojnë fushat kyçe për zhvillimin e turizmit.
Si një bankë multilaterale e zhvillimit, për më shumë se 30 vjet, EBRD ka investuar për të promovuar ekonomitë e drejtuara nga sektori privat në tre kontinente. Banka filloi operimin në Shqipëri në vitin 1991 dhe është një investitor institucional kryesor në vend, me rreth 2.1 miliardë euro të investuara, përmes mbi 150 projekteve.
Intesa Sanpaolo Bank Shqipëri, aktive në sektorin financiar të vendit prej vitit 2008, e konsideron vendin si një treg me fokus të lartë, në nivel grupi.
Me të dy institucionet, Grupi BALFIN ka histori bashkëpunimi për projekte të ndryshme që datojnë në të kaluarën.
Hoteli MGallery pritet të jetë pika kulmore e zhvillimit të Green Coast, një nga investimet turistike më të rëndësishme në Shqipëri nga Grupi BALFIN, por edhe në industrinë e mikpritjes në rajon. Për Grupin BALFIN, ky investim është një tjetër dëshmi e partneriteteve të fuqishme dhe angazhimit në rritje për sektorin e turizmit. Hoteli i parë MGallery në Shqipëri, i vendosur në Green Coast, do të ketë standardet ndërkombëtare të njohura të Accor.
Grupi Accor është një nga kompanitë më të mëdha multinacionale të mikpritjes në mbarë botën që operon në 5,584 lokacione, në më shumë se 110 shtete.
Në fillimin e sezonit turistik 2025, hapja e MGallery, e cila aktualisht ndodhet në faza të avancuara ndërtimi, do ta përfshijë Shqipërinë në hartën e operacioneve të Grupit Accor, një e mirë e madhe kjo për turizmin e vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht