LAJMI I FUNDIT:

Interpoli arreston një muxhahedine në Shqipëri, përgjegjëse për vdekjen e 72 personave

Interpoli arreston një muxhahedine në Shqipëri, përgjegjëse për vdekjen e 72 personave
Forca te policise, te cilet po mbikqyrin pallatin ku banon nendrejtori i Policise se Tiranes, Dorian Muca, pas vendosies se nje sasie eksplozivi ne deren e shtepise, i cili ka shperthyer rreth ores 3 te mengjesit, prane parkut te autobuzave ne rrugen "Frosina Plaku".

Mediat iraniane kanë bërë me dije ditën e sotme, se një femër muxhahedine, autore e një sulmi vdekjeprurës me bombë në Teheran më 1981, është arrestuar në Shqipëri.

Muxhahedinja, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, mësohet se është përgjegjëse për sulmin me bombë në selinë e Partisë së Republikës Islamike të Iranit, 31 vjet më parë.

Sipas mediave iraniane, arrestimi i saj është kryer në bashkëpunim me Interpolin dhe së shpejti do të ekstradohet në Teheran.


Zëdhënësi i Policisë së Iranit, Saeed Montazer-al-Mahdi, ka thënë se e arrestuara i përkiste Organizatës terroriste Mojahedin-e Khalq (MKO), transmeton Koha.net.

Gjenerali Montazer-al-Mahdi ka thënë se arrestimi i saj është bërë pasi ajo ishte vënë në Njoftimin e Kuq të Interpolit, një urdhërarrest i cili ndërmerr masa urgjente për gjetjen e vendndodhjes dhe arrestimin e atij personi të kërkuar nga një juridiksion gjyqësor apo një tribunal ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tij apo saj, raporton agjencia e lajmeve iraniane, “AhlulBayt”.

Më 28 qershor, 1981, një bombë e fuqishme shpërtheu në selinë e Partisë së Republikës Islamike të Iranit në Teheran, derisa anëtarët e saj po mbanin një takim.

Atë kohë ishte theksuar se prapa sulmit terrorist qëndronte organizata MKO.

Në atë shpërthim mbetën të vdekur 72 zyrtarë iranianë, përfshirë Kreun e Drejtësisë, Ayatollah Mohammad Beheshti, katër ministra të kabinetit, 27 anëtarë të parlamentit dhe disa zyrtarë tjerë qeveritarë.

Grupi terrorist është përgjegjës edhe për vrasjen e mijëra civilëve dhe zyrtarëve iranianë pas fitores së revolucionit islamik më 1979.

Më shumë se 17,000 iranianë, shumë prej tyre civilë, janë vrarë nga duart e MKO-së në akte të ndryshme terrorizmi përfshi bombardime në vende publike dhe vrasje të paramenduara.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori