Presidenti i Interit, Erick Thohir, thotë se arsyeja pse zgjodhën Frank de Boerin për trajner është se duan të ndjekin modelin e Ajaxit.

Me fitoren ndaj Juventusit, strategu holandez i heshti kritikët për mënyrën e tij të lojës dhe tash ka marrë mbështetjen e krerëve të klubit.


“Kemi investuar shumë në sektorin e të rinjve. Tash të rinjtë në Appiaono mund të stërviten me më të mirët”.

“Meqë e zgjodhëm De Boerin, atëherë është për faktin se duam ta ndjekim modelin e Ajaxit, i cili ka qenë gjithmonë shumë tërheqës për talentët e rinj”.

“Do të ishte e bukur nëse talentët, si Miangue, Gnoukouri e Radu inkuadrohen në ekipin e parë”, ka thënë Thohir për Inter Channel. /Telegrafi/

telegrafi sport app