Gjashtë fitore dhe një barazim në shtatë javët e para të kampionatit,  një start sezoni pozitiv, bindës dhe cinik për Interin.

Këso nisje Interi nuk ka pasur që nga sezonin i largët 2002-2003.


Luciano Spalletti me skuadrën e tij mbajnë pozitën e tretë, por me pikë të barabarta me Juvntusin që është i dyti.

spalletti inter getty

Interi ka dy pikë më pak se Napoli që pas shtatë javësh nuk kanë humbur dhe barazuar asnjëherë.

Këso starti Interi nuk e kishte prej 15 vitesh.

Ishte sezoni ku në atë vit ishte larguar Ronaldo, ndërsa trajner ishte Hector Cuper.

Atë sezon Interi e kishte mbyllur me vendin e dytë, ndërsa edhe Ligën e Kampionëve ishte eliminuar në gjysmëfinale nga Milanit pas dy barazimeve.

Objektivi i zikaltërve është rikthimi në Evropë, në Ligën e Kampionëve dhe nisja e mirë ju qëndron në krahë.

inter 1 e1503320130645

Por te ky Interi ekziston një frikë, sikurse që ndodhi me Roberto Mancinin që kishte marrë 16 pikë në 7 ndeshje.

Pastaj ai sezon dihet, rënie me madhe dhe në fund e mbylli kampionatin me 67 pikë, 24 më pak se Juventusi (91). /Telegrafi/

telegrafi sport app