LAJMI I FUNDIT:

Interi refuzon ofertën e parë, PSG duhet të paguajë më shumë për Icardin

Interi refuzon ofertën e parë, PSG duhet të paguajë më shumë për Icardin
Mauro Icardi (Foto: Paris Saint-Germain/Twitter)

Interi thuhet se ka refuzuar ofertë fillestare të Paris Saitn-Germain prej 50 milionë eurosh plus 10 milionë tjera bonuse për Mauro Icardin, pasi ata duan të paktën 60 milionë euro plus 10 milionë bonuse.

Sulmuesi aktualisht ndodhet në Paris i huazuar me një mundësi blerje për 70 milionë euro, por kampionët e Ligue 1 po kërkojnë zbritje, veçanërisht pasi sezoni i tyre u mbyll në fillim për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Sipas mediumeve Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport, propozim fillestar i PSG-së prej 50 milionë eurosh plus 10 milionë euro bonuse është refuzuar.


PSG paraqet ofertën e parë drejt Interit për Icardin
Lexo po ashtu PSG paraqet ofertën e parë drejt Interit për Icardin

Këto mediume shtojnë se Interi kërkon 60 milionë euro të garantuar së bashku me të paktën 10 milionë bonuse, shumica e të cilave do të jenë relativisht të thjeshta për tu aktivizuar, kështu që shuma eventuale të dalë afër 70 milionë euro.

PSG tashmë ka paguar 13 milionë euro për huazimin një sezonal dhe mbuloi pagën e tij, ndërsa Icardi ua ktheu 21 gola dhe katër asistime në 31 ndeshje në të gjitha garat.

Juventusi dhe Napoli thuhet se janë të gatshëm të mirëpresin Icardin përsëri në Serie A, por nëse PSG do ta blinte lojtarin dhe menjëherë ta shiste atë në një klub tjetër italian, Interi do të fitonte edhe një bonuse tjetër prej 15 milionë eurosh, duke e quar çmimin në 85 milionë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Klubi i Ligës Premier do të nënshkruajë me Calhanoglu

Klubi i Ligës Premier do të nënshkruajë me Calhanoglu

Premier League
Kalo në kategori