Interi i pandalshëm, vjen fitorja e 11-të radhazi

Interi ka marrë fitoren e 11-të radhazi në elitën e futbollit italian Serie A.
Skuadra e Antonio Contes ka vuajtur shumë ndaj Cagliarit, por në fund ka fituar me rezultat minimal 1-0.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, përkundër rasteve të mira që patën vendasit.
Megjithatë Interi në pjesën e dytë shtoi edhe më shumë sulmet dhe gjetën golin në minutën e 77-të.
Ishte një aksion fantastik i vendasve, ku Achraf Hakimi asistoi bukur te Matteo Darmian i cili dërgoi topin në rrjetë.
Deri në fund dy skuadrat patën raste shënimi, por që portat mbetën të paprekura dhe rezultati përfundimtar 1-0.
Interi me këtë fitore vazhdon rrugëtimin drejt titullit ku zë vendin e parë me 74 pikë, 11 më shumë se Milani në vendin e dytë.
Ndërkohë Cagliari ndodhet në vendin e 18-të me vetëm 22 pikë dhe rrezikon rënien.
Javën e ardhshme Interi do të luaj derbin në udhëtim te Napoli. /Telegrafi/






















































