Alexis Sanchez iu bashkua Interit me shumë bujë verën e kaluar nga Manchester United si huazim një vjeçar.

Inter ka mundësinë ta blej në fund të sezonit kilianin, por duket se kjo gjë nuk do të ndodhë.


31-vjeçari nuk i ka arritur pritshmëritë edhe gjatë një kohe të gjatë mbeti jashtë fushave shkaku i lëndimit.

Sanchez ka zhvilluar vetëm 15 ndeshje në të gjitha garat me Interin ku ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime.

GettyImages 1171707923 scaled Alexis Sanchez. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Neroazzurët kanë vendosur që mos ta aktivizojnë klauzolën e blerjes përfundimtare, kësisoj Sanchez do të rikthehet te United.

Por kiliani nuk është i mirëpritur as në Old Traford me Unitedin që synon ta largojë në verë për një çmim rreth 20 milionë euro.

E ardhmja e tij duket larg Evropës, pasi skuadrat nga MLS dhe Superliga e Kinës kanë shfaqur interesim.

Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që Sanchez të rikthehet edhe në vendlindje me gjigantët kilian që po e duan atë. /Telegrafi/

telegrafi sport app