Interi nuk ndalet së fituari në miqësoret verore.
Klubi italian ka fituar edhe ndaj Villarrealit me rezultat 3-1.
Së pari në takim shënoi Eder (25’), ndërsa rezultatin e barazoi Roberto Soldado në minutën e 39-të dhe me rezultatin 1-1 përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë shënuan edhe Stevan Jovetic (66’) dhe Marcelo Brozovic (90’).
Vlen të theksohet se Interi fitoi turneun miqësore International Champions Cup në Azi duke fituar ndaj Lyonit, Bayern Munichut dhe Chelseat. /Telegrafi/