Juventusi dhe Interi kanë barazuar me rezultat 0-0 në Allianz Stadium të Torinos, në atë që ndryshe njihet si Derby d'Italia.

Sfida filloi në një atmosferë impozante të krijuar nga 44 mijë tifozët e Juventusit të pranishëm në stadium.


Korografia e Juventusit Koreografia e tifozëve të Juventusit (Getty Images)

Ata shpalosën një koreografi interesante, duke tallur Interin për pronësinë kineze.

Dybala takimin e nisi nga stoli, kurse të dy trajnerët vendosën formacione mjaft taktizuese, e më befasues ishte Allegri, që la në stol Dybalan për të preferuar një mesfushë fizike.

Luciano Spalletti vs Juventus Luciano Spalletti nuk dukej i kënaqur me parapritjen e lojtarëve të tij (Getty Images)

Topin e ka kontrolluar Interi, por nuk arriti të gjente pasimin final për të krijuar rastet.

Megjithatë, rastet arriti t'i krijonte Juventusi, që rrezikoi disa herë me anë të Mandzukicit.

Rasti më i mirë për Bianconerët erdhi në fund të pjesës së parë, kur Mario Mandzukic qëlloi transverzalen me një goditje me kokë.

marcelo brozovic vs Juventus Marcelo Brozovic gjatë një dueli me Blaize Matuidin dhe Miralerm Pjanic (Getty Images)

Pjesa e dytë vazhdoi me lojë të baraspeshuar, ku Juventusi bëri më shumë përpjekje në fillim të pjesës së dytë për të shënuar.

Perisic pas një depërtimi të Cuadrados për pak sa nuk shënoi autogol, kurse Interi ju fal Handanovicit dhe fatit në disa raste tjera.

GettyImages 889004884 Higuain nuk arriti të tregojë rrezik gjatë takimit. Mandzukic ishte njeriu më i rrezikshëm te Juventusi. Foto: Getty Images

Interi përpiqej të kërkonte ndonjë mundësi më konkrete, por nuk arriti që të rrezikonte portën e Zonjës së Vjetër.

Deri në fund të ndeshjes trajnerët bënë zëvëndësimet e tyre, ku Allegri inkuadroi Dybalan, e Spalletti i besoi Ederit, por portat mbeten të pa prekura.

GettyImages 889004300 Juve neutralizoi suksesshëm top golashënuesin e Serie A. Foto: Getty Images

Interi mbetet lider pa humbje në Serie A me 40 pikë, dy pikë më shumë se Juventusi dhe Napoli. Këta të fundit të dielën zhvillojnë duelin e radhës ndaj Fiorentinës në San Paulo ku me një fitore mund të kthehen në vendin e parë.

/Telegrafi/

telegrafi sport app