Interi ishte dukshëm më i mirë dhe në fund fitoi me rezultat 6-2 ndaj Beneventos.

Në këtë ndeshje trajneri Luciano Spalletti i dha hapësirë lojtarëve që deri më tani në këtë sezon kishin më pak minuta, por kjo nuk ndikoi në lojën e skuadrës zikaltër.


Goli i parë në takim u shënua nga Mauro Icardi nga pika e bardhë në minutën e tretë, pas katër minutash erdhi dhe goli tjetër nga Antonio Cadnreva.

Mauro Icardi Momenti kur Icardi shënoi nga pika e bardhë ndaj Beneventos në Giuseppe Meazzan e zbrazët (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në minutat shtesë të pjesës së parë shënoi Henrique Dalbert dhe me rezultatin 3-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Në minutën e 48-të shënoi Lautaro Martinez, ndërsa mysafirët shënuan pas dhjetë minutash me anë të Roberto Insignes.

Lautaro Martinez Lautaro Martinez dhe festa e tij te goli i parë (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Martinez shënoi edhe një herë në minutën e 66-të, ndërsa për Beneventon Filippo Bandinelli (74'). Kurse sa për statistika, Candreva e përmbylli këtë ndeshje me një tjetër gol në minutat shtesë.

Kundërshtari i ardhshëm i Interit në çerekfinale është Lazio. /Telegrafi/

telegrafi sport app