Interi kthehet te fitorja (Video)

Me rezultat 3-1, Interi e ka mposhtur Udinesen në Giuseppe Meazza.
Skuadra mysafire kaloi e para në epërsi me anë të Cyril Thereau (9’).
Mirëpo, Stevan Jovetic u kujdes për barazimin e rezultatit (36’) dhe me shifra identike, ekipet shkuan në pushim.
Në gjysmën e dytë, sulmuesi malazez shënoi edhe golin e dytë personal dhe të sigurisë për Nerazzurrët (75’).
Pas një shansi të mysafirëve për të barazuar, Eder e shënoi edhe golin e tretë për zikaltrit (90’+4).
Me këtë fitore, Interi i afrohet Romës në katër pikë, mirëpo Giallorossët të hënën luajnë kundër Napolit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































