Donny Van de Beek u afrua me shumë bujë në afatin kalimtar të verës nga Manchester United.

Mesfushori holandez i kushtoi gjigantit anglez rreth 40 milionë euro, por pa arritur të ambientohet në Ligën Premier.


Louis van Gaal explains why Donny van de Beek show

23-vjeçari ka zhvilluar 21 ndeshje me Djajtë e Kuq, duke shënuar një gol e duke dhuruar një asistim, që është pak për cilësitë që ka.

Megjithatë lojtari po mendon largimin nga Old Traford qysh në afatin kalimtar të janarit.

Interi është skuadra më e interesuar për shërbimet e holandezit dhe ka dy formula për transferimin e tij.

dimitar berbatov says he wouldnt be surprised if donny van de beek sought manchester united exit despite arriving just four months ago

E para është shkëmbimi kokë me kokë me danezin Christian Eriksen, një lojtar që prej vitesh i pëlqen drejtuesve të Unitedit.

Ndërkohë formula e dytë është huazimi i holandezit për gjashtë muaj me mundësi blerje për 35 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app