Marcus Thuram mund të rikthehet të luaj në vendlindjen e tij, Itali.

Sulmuesi francez kishte lindur në Itali në vitin 1997 në qytetin e Parmas, sa ishte babai i tij Marcus Thuram pjesë e këtij klubi.


Thuram gjithmonë e ka thënë se do t'i pëlqente të luante në Serie A dhe duket se këtë verë është momenti.

Kampioni në fuqi i Italisë, Inter është duke u interesuar për afrimin e francezit për sezonin e ri.

marcus thuram 2122

Mediat italiane kanë raportuar se Neroazzurët tanimë janë në bisedime me agjentët e lojtarit për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

24-vjeçari ka shkëlqyer dy edicionet e fundit me fanellën e Borussia Moenchegladbach me gola e asistime.

Në 80 ndeshje sa ka zhvilluar për dy vite me Gladbach, Thiram ka shënuar 25 gola dhe ka asistuar në 21 të tjerë.

marcus thuram gladbach links und dayot upamecano lieferten sich einige harte duelle

Skuadra gjermane është e gatshme ta shes yllin e ri francez nëse vije ndonjë ofertë mbi 25 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app