Mesfushori kroat, Marcelo Brozovic duket se po i kalon muajt e fundit si futbollist i Interit.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kroacisë ka pasur disa polemika me klubin dhe shpesh herë nuk ka qenë titullar tek Luciano Spalletti.


Por sipas asaj që ka raportuar e përditshmja italiane Tuttosport, Brozovic pritet të nxjerrët në shitje nga Interi.

perisic brozovic

Klubi zi kaltër ka nevojë për të shitur për t’i përmirësuar bilancet financiare dhe Brozovic mund t’i mbushë arkat e tyre.

Kroati është kërkuar edhe në janar në Ligën Premier me dy skuadrat londineze West Ham dhe Tottenham që e duan atë.

Por për shërbimet e tij ka shfaqur interesim edhe rivali i Interit në Serie A, Roma.

25-vjeçari gjithashtu po monitorohet edhe nga dy skuadrat gjermane RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen.

Interi nga shitja e tij po mendon të fitojë rreth 25 milionë euro, ndërsa kontrata aktuale e Brozovic me klubin zi kaltër është valide deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/

telegrafi sport app