LAJMI I FUNDIT:

Interi dhe Chelsea afër marrëveshjes për Lukakun

Interi dhe Chelsea afër marrëveshjes për Lukakun

Interi dhe Chelsea janë shumë afër që të arrijnë marrëveshje për Romelu Lukakun.

Nerazzurët janë të gatshëm që ta rikthejnë sulmuesin belg në “Giuseppe Meazza”, por me një pagë më të ulët se sa ajo që merr te The Blues.

Chelsea nuk dëshiron ta largojë Lukakun me humbje të mëdha, andaj po tenton që të shkëmbejë lojtarë dhe të marrin një shumë të parave.


Të gjitha lajmet nga Romelu Lukaku
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Romelu Lukaku

Në anën tjetër, Interi po e kërkon në formë huazimi deri në dhjetë milionë euro, pa të drejtë blerje dhe pa përfshirë ndonjë lojtar.

Chelsea nuk po e pranon këtë marrëveshje dhe me gjasë të madhe në javën që po vije do të ketë një dakord mes të dyja palëve.

Skuadra londineze tani po synon të transferojë Robert Lewandowskin ose Grabiel Jesusin, por që dy sulmuesit po kërkohen nga Barcelona, respektivisht Arsenali. /Telegrafi/