LAJMI I FUNDIT:

Interi dëshiron Calhanoglun, Juventusi përgatit një ofertë shkëmbimi

Interi dëshiron Calhanoglun, Juventusi përgatit një ofertë shkëmbimi

Interi dhe Juventusi thuhet se janë të interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin e Milanit, Hakan Calhanoglu, në janar me Zonjën e Vjetër që mund të ofrojë Federico Bernardeschi si pjesë të marrëveshjes.

Kontrata e yllit turk skadon në qershor të vitit 2021 dhe bisedimet e kontratës për të zgjatur qëndrimin e tij në Milano raportohet të jenë ‘të komplikuara’.

25-vjeçari është në një marrëveshje 2.5 milionë euro me Milanin dhe agjenti i tij ka kërkuar një pagë të re rreth 5-6 milionë euro në sezon.


Agjenti i Calhanoglut në bisedime me Interin, rivalët e urryer të Milanit
Lexo po ashtu Agjenti i Calhanoglut në bisedime me Interin, rivalët e urryer të Milanit

Megjithatë, palët janë ende larg marrëveshje dhe rivalët e Rossonerëve duan ta shfrytëzojnë këtë për ta ‘rrëmbyer’ turkun Calhanoglu.

Sipas Tuttosport, si Interi ashtu edhe Juventusi janë të interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin kreativ të Milanit.

Calhanoglu ‘çmend’ Milanin me kërkesat e tij për kontratë të re
Lexo po ashtu Calhanoglu ‘çmend’ Milanin me kërkesat e tij për kontratë të re

Interi thuhet se e do turkun në verë, kur mbetet pa kontratë, ndërsa Zonja e Vjetër të ofrojë Bernardeschin në një marrëveshje shkëmbimi në janar.

Edhe nëse Milani mund ta shesë yllin e tyre në afatin e dimrit në mënyrë që të mos e humbasë atë falas në fund të sezonit, ideja e klubit është që të mbajë turkun deri në fund të sezonit për të tentuar ta bindin për të qëndruar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori