Interi e ka caktuar çmimin e Denzel Dumfries në vlerën prej 50 milionë euro dhe nuk do të tërhiqet nga kjo shifër.

Chelsea kishte ofruar 25 milionë euro plus bonuset për mbrojtësin, mirëpo Nerazzurrët e kanë refuzuar atë ofertë.


Klubi italian e transferoi holandezin para një viti nga PSV Eindhoven për 13.7 milionë euro, ndërsa falë sezonit të mirë çmimi i tij është trefishuar.

denzel 2 (Foto: Instagram/ddumfries2)

Ai realizoi pesë gola dhe dhuroi pesë asistime në 33 paraqitje në Serie A dhe është futbollist i rregullt në ekipin e Holandës.

Mediat raportojnë se çmimi më i ulët për 26-vjeçarin është 40 milionë euro, mirëpo La Gazzetta dello Sport njofton se Simone Inzaghi nuk do t’i marrë parasysh ofertat nën 50 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app