LAJMI I FUNDIT:

Interi afër transferimit të Lisandro Lopez, klubet dhe lojtari janë në detajet e fundit

Interi afër transferimit të Lisandro Lopez, klubet dhe lojtari janë në detajet e fundit

Burimet e shumëfishta të mediave pretendojnë se Interi është në detajet e fundit me Benficën për mbrojtësin Lisandro Lopez, i cili pritet të transferohet me huazim me opsion blerje për 8-11 milionë euro.

Trajneri Luciano Spalletti shprehu shqetësimin e tij kur deklaroi se “madje edhe nëna ime 80-vjeçare e di se Interit i mungon një qendërmbrojtës” dhe duket sikur klubi ka dëgjuar.

Kjo pasi drejtuesit e klubit italian janë gjuajtur fuqishëm në ‘merkato’ dhe duket se e kanë siguruar përforcimin e parë.


Luciano Spalleti: Edhe nëna ime 80-vjeçare e di që kemi nevojë për një mbrojtës
Lexo po ashtu Luciano Spalleti: Edhe nëna ime 80-vjeçare e di që kemi nevojë për një mbrojtës

Sipas mediumit Sportitalia, ka negociata të përparuara në progres për të nënshkruar me Lisandro Lopezin në huazim me mundësi blerje për tetë milionë euro.

Lisandro Lopez gjatë një dueli me Dries Mertensin e Napolit (Getty Images)

Mediumi tjetër FCInterNews.it sugjeron se opsioni do të jetë më i afërt me shifrën e 11 milionëve, ndërsa Calciomercato.com thotë se do arrihet në 10 milionë euro.

28-vjeçari ka katër paraqitje të larta për Kombëtaren e Argjentinës dhe ka qenë në Benfica që nga vera e vitit 2014.

Interi me ofertë zyrtare për Rafinhan
Lexo po ashtu Interi me ofertë zyrtare për Rafinhan

Sky Sport Italia dhe të tjera media tani kanë shtuar se të dy klubet dhe lojtari janë në detajet e fundit dhe një zyrtarizimi i tij pritet të vijë sot ose më së largu nesër (e shtunë).

Interi gjithashtu po shikon edhe emra tjerë në mesfushë dhe sulm, ku më të përfolurit janë Rafinha dhe Gerard Deulofeu, Ramires dhe Daniel Sturridge. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori