LAJMI I FUNDIT:

Interesim i madh për Drag Race 2018

Interesim i madh për Drag Race 2018

Dy ditë maksimalisht të nxehta të fundjavës na presin në pistën e vjetër të Aeroportit në Sllatinë ku do të mbahet Drag Race 2018, për të cilin interesimin është i jashtëzakonshëm, si për nga numri i pjesëmarrësve, ashtu edhe i dashamirëve të auto sportit.

Deri në mesditën e së premtes kanë aplikuar (online) 130 garues, ndërsa numri pritet të jetë edhe më i madh.

Garues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, vendet e rajonit dhe sidomos mërgimtarë tanë që aktualisht janë në pushime në Kosovë do të japin shfaqjen më të madhe vitit në auto sport, jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë.


Federata e Auto Sportit e Kosovës në bashkëpunim me Eurogoma RT, tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet dhe pritet që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë, ndërsa për të ndodhur kështu, do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve.

Shtegu është i gjatë 402 metra, ndërsa garat do të zhvillohen në tri kategori:

-veturat që tërheqin me rrotat e përparme (FWD)
-veturat që tërheqin me rrota të prapme (RWD)
-veturat që tërheqin me katër rrota (AWD)

Paraqitja në garë dhe pajisja me numrat startues bëhet të shtunën prej orës 10:00-11:00.

Prej orës 11:00-12:00 bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe kontrollimi i teknik dhe më pas nisin vozitjet kualifikuese ku secilës veturë i matet koha dhe i caktohet klasa në të cilën do të garojë të dielën.

Garuesit të dielën prej orën 11:00 do të kenë një brifing, ndërsa në orën 12:00 nis gara zyrtare, 30 minuta pas së cilës do të bëhet edhe shpallja e rezultateve. Fituesit nëpër klasa dhe kategori do të kenë shpërblime të ndryshme.

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Premier League
“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

La Liga
Kalo në kategori