Telegrafi

Inter gjen zëvendësuesin për të lënduarin Marko Arnautovic

Inter nuk do të nënshkruajë me një lojtar pas lëndimit të Marku Arnautovic, pasi ata besojnë se e kanë zëvendësimin adekuat në akademinë e tyre.

34-vjeçari u detyrua të largohet më herët nga fusha e lojës në sfidën që Inter doli triumfues me rezultat minimal ndaj Empolit.

Pas testeve mjekësore është konstatuar se austriaku do të jetë jashtë fushave për të paktën gjashtë javë.

Arnautovic ëhstë paraqitur në vetëm një ndeshje nën urdhrat e Simone Inzaghit këtë sezon, duke e detyruar trajnerin që të gjejë një zëvendësim për muajt në vijim.

Siç raportojnë mediat italiane, Inzaghi beson se sulmuesi 19-vjeçar, Amadou Sarr, është në gjendje që të luajë me ekipin e parë, pas paraqitjeve impresionuese me Primaveran.

Sarr ishte stërvitur me ekipin e parë të Interit në kampin veror të stërvitjeve dhe konsiderohet si lojtari më i gatshëm fizikisht në ekpin e të rinjve.

Teksa Sarr nuk pritet që të marrë shumë minuta në muajt në vazhdim, ky do të jetë hapi i parë i tij drejt promovimit në ekipin e parë të Interit.

Inter deri më tash ka bilanc 100 përqind pozitiv të fitoreve në elitën e futbollit italian, teksa në sfidën e radhës do të jetë nikoqir i Sassuolos.

Kjo sfidë do të luhet ditën e mërkurë, me fillim nga ora 20:45./Telegrafi/