Intensifikohet fushata parazgjedhore, shtohen premtimet e partive politike
![Intensifikohet fushata parazgjedhore, shtohen premtimet e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/06/Raport-per-zgjedhjet-kuvendare-ne-Maqedonine-e-veriut-5-780x439.jpg)
Partitë politike dhe koalicionet që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 15 korrikut, i kanë vazhduar aktivitetet e tyre në kuadër të fushatës parazgjedhore.
Telegrafi Maqedoni jua sjell të përmbledhura në një vend, takimet të cilat ata i relizuan me qytetarët.
PDSH dje ka mbajtur takim në disa fshatra të Komunës së Krushevës dhe në Gostivar. Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në Nerovë të Krushevës, tha se me ardhjen e PDSH-së në pushtet kostoja e lartë e prodhimit të produkteve bujqësore do të ulet.
Ai deklaroi se PDSH do të mundësojë që personat që zhvillojnë veprimtari të tillë të arrijnë më lehtë deri te subvencionimet.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, dje kanë mbajtur takime me banorët e Komunës së Zhelinës. Kandidatja për deputete nga ky koalicion Ilire Dauti, tha se me fitoren e tyre ata do të bëjnë shtet për të gjithë.
“Ata ia kanë humbur kuptimin fjalës ‘premtim’. Kjo fjalë tani, fatkeqësisht tingëllon si diçka e pamundshme, e parealizueshme dhe e paarritshme. Ata mbollën krim dhe korrupsion ngado. Ndërsa atyre që do të vijnë t’u kërkojnë mbështetje në emër të “shoqërisë për të gjithë”, t’u thoni se shoqëria është e përbashkët, e të gjithëve, ndërsa ne themi se shteti duhet të ketë i përbashkët dhe i barabartë për të gjithë. E ne me mbështetjen tuaj do ta bëjmë realitet “shtetin për të gjithë””, tha Ilire Dauti.
Kandidati për kryeministër nga radhët e BDI-së Naser Ziberi, dje realizoi takime me mësuesit në shkollën “Hasan Prishtina” në Çair. Ai tha se barazia do të fillojë me arsimin.
“Plani im i veprimit gjatë 100 ditëve të para si Kryeministri shqiptar përfshin zotimin që parasheh një ardhmëri më të mirë për rininë sonë. Ne do ta bëjmë arsimin parashkollor të detyrueshëm dhe do të ofrojmë kopshtet për fëmijë në çdo komunë”, theksoi Naser Ziberi.
Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM, pjesë e të cilit është edhe Lëvizja Besa, dje kanë qëndruar në Strugë. Zoran Zaev, prej atje kërkoi mbështetjen e qytetarëve që siç tha, të mbajnë leksione ekonomike vendeve të rajonit.
“Është e rëndësishme t’i formojmë institucionet. Faktorët thonë se kriza do të vazhdojë, ndërsa kjo tregon se shtetit dhe qytetarëve ju duhen institucione funksionale”, tha Zaev.
Ndërsa koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, dje ka pasur takime me qytetarët e Kërçovës. Hristijan Mickoski tha se ky është moment kyç, me çka edhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve.
“Për shkak të papërgjegjësisë së qeverisë, situata me virusin po zgjat më shumë tek ne dhe Evropa i ka mbyllur kufijtë për qytetarët tanë. Kot që nuk kemi viza dhe gjithë ajo që e kemi bërë në të kaluarën. Kjo në mënyrë shtesë duhet të na motivojë që më 15 korrik të bashkohemi dhe ta mbështesim Maqedoninë”, tha Mickoski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![Iu referua Gjestit si](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eglafjestii-780x439.jpg)
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Scott-Bessent-trump-e1739295458994-780x439.jpg)
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht