Thashethemet se Antonio Conte mund ta zëvendësojë Gennaro Gattuson vetëm se janë duke u shtuar. 

Sipas Gazzetta dello Sport edhe Corriere dello Sport, ish-trajneri i Juventusit, Italisë dhe Chelseat pëlqehet shumë nga drejtuesi i përgjithshëm i ri i Rossonerëve, Leonardo.


Conte aktualisht është pa punë, pasi u shkarkua nga Blutë e Londrës në fillim të muajit, që i bie se është i gatshëm për aventurën e re.

GettyImages 960589308 Gennaro Gattuso mund të largohet nga Milani (Getty Images)

Klubi është duke u drejtuar tani nga fondi amerikan Elliott Management, me Leonardon që është vënë në krye të revolucionit.

Ish-drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli dhe ai i përgjithshëm Marco Fassone, janë larguar nga klubi, ndërsa spekulimet janë që edhe Gattuso është në atë rrugë.

Nëse ai largohet vetëm, Conte do të jetë zgjedhja e madhe e hierarkisë së re të Milanit.

GettyImages 960169162 Antonio Conte, trajner i trofeve (Getty Images)

Trajner 48 vjeçar ka fituar tre tituj në Serie A me Juven, ndërsa me Chelsean në Ligën Premier ka fituar një titull dhe një FA Cup. /Telegrafi/