Inteligjenca ukrainase ka njoftuar se rreth 300 tanke bjelloruse, tani janë më afër kufirit me Ukrainën.

Ukraina ka akuzuar Rusinë se po përgatitet për “provokime”, për të arsyetuar futjen e trupave bjelloruse, transmeton Telegrafi.


Rusia dhe Bjellorusia kanë realizuar stërvitje të përbashkëta ushtarake, pak ditë para pushtimit rus në Ukrainë – ku këto dy vende mbeten mike të mira.

Në anën tjetër është paralajmëruar se raundi i dytë i bisedimeve mes delegacionit ukrainas dhe atij rus pritet të vazhdojë nesër. /Telegrafi/