Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Inteligjenca Artificiale ka parashikuar 15 fituesit e ardhshëm të Topit të Artë dhe rezultatet janë paksa të çuditshme.
Topi i Artë është deri tani çmimi individual më prestigjioz në futboll, me mbi 100 gazetarë nga e gjithë bota që votojnë për lojtarin më të mirë në botë çdo vit.
Votimi merr parasysh performancën individuale në fushë të shoqëruar me arritjet e përgjithshme të ekipit.
Topi i Artë më i fundit iu dha Lionel Messit të Inter Miamit në vitin 2023, që ishte një vendim mjaft i diskutueshëm për shkak të vendimit të argjentinasit për t’u transferuar në MLS pas një sezoni zhgënjyes të PSG-së.
Në vitet e mëparshme, Topi i Artë ishte në thelb një garë mes Messit dhe Cristiano Ronaldos për të parë se kush e kishte sezonin më të mirë, por me dyshen që tani duket jashtë garës, është një fushë loje shumë më e barabartë.
Gara për çmimin e vitit 2024 aktualisht po udhëhiqet nga Vinicius Junior dhe Jude Bellingham sipas gjasave të fundit, por çmimi ka të ngjarë të diktohet kryesisht në Euro 2024 dhe Kupës së Amerikës të kësaj vere.
Pavarësisht se edhe fituesi i këtij viti është kaq i vështirë për t’u parashikuar, AI ka bërë çmos për të parashikuar pesëmbëdhjetë fituesit e ardhshëm deri në vitin 2038.
Fituesit që ka parashikuar Inteligjenca Artificiale deri në vitin 2038:
2024- Jude Bellingham
2025- Kylian Mbappe
2026- Lionel Messi
2027- Phil Foden
2028- Gavi
2029- Erling Haaland
2030- Vinicius Jr
2031- Evan Ferguson
2032- Florian Wirtz
2033- Jamal Musiala
2034- Kylian Mbappe
2035-Evan Ferguson
2036- Lamine Yamal
2037- Lamine Yamal
2038- Arda Guler
Një nga zgjedhjet më tronditëse nga AI është që një 38-vjeçar si Messi të marrë në dorë trofeun në vitin 2026.
Megjithatë, në favor të AI do të jetë viti kur skuadra e tij argjentinase do të përpiqet të ruajë trofeun e Kupës së Botës në Amerikën e Veriut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës