Inteligjenca Artificale parashikon Arsenal-PSG: Ja cili ekip ka gjasa më shumë për ta arritur finalen

Arsenali dhe Paris Saint-Germaini do të takohen sot (e martë) me fillim nga ora 21:00 në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Më poshtë do të gjeni statistikat kryesore të dy skuadrave para kësaj ndeshje, si dhe parashikimin e superkompjuterit të Opta-s se kush ka gjasa më shumë të arrijë finalen.
Statistika kryesore
Paris Saint-Germaini kanë shënuar gol të parët në secilën prej pesë ndeshjeve të tyre të fundit si mysafir në Ligën e Kampionëve.
Lajmet rreth ekipeve
Arsenal – Thomas Partey është i suspenduar kështu që Mikel Arteta shpreson që Mikel Merino do të marrë dritën e gjelbër për të startuar në mesfushë. Ben White është po ashtu një dyshim, teksa Riccardo Calafiori mbetet jashtë së bashku me Gabriel Magalhaes, Gabriel Jesus, Kai Havertz, Jorginho dhe Takehiro Tomiyasu.
PSG-ja në anën tjetër është me fat pasi trajneri Luis Enrique nuk ka probleme me lëndimet dhe do ta ketë të gjithë ekipin në dispozicion.
Parashikimi i superkompjuterit të Opta-s
Asrenali e eliminoi Real Madridin ashtu siç kishte parashikuar superkompjuteri pas hedhjes së shortit, teksa tani ata janë favoritë për ta fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë me 31.3 për qind shanse.
Në anën tjetër PSG-ja ka vetëm 22.0 për qind shanse për sukses sipas superkompjuterit, që është e treta më e larta pas Barcelonës që ka 27.4 për qind.
Si funksionon modeli i superkompjuterit të Opta-s?
Modeli vlerëson probabilitetin e çdo rezultati të ndeshjes (fitore, barazim ose humbje) duke përdorur shanset e tregut të basteve dhe Opta Power Rankings. Shanset dhe renditjet bazohen në performancat historike dhe të fundit të ekipit. Gara në tërësinë e saj simulohet 10,000 herë për të prodhuar një parashikim përfundimtar për secilin ekip./Telegrafi/




















































