LAJMI I FUNDIT:

Instituti IDEA: Rritje e vazhdueshme e krimeve të raportuara në Maqedoninë e Veriut

Instituti IDEA: Rritje e vazhdueshme e krimeve të raportuara në Maqedoninë e Veriut

Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike (IDEA) ka bërë një analizë të statistikave të krimeve në Maqedoninë e Veriut nga viti 2019 deri në vitin 2022.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut vërehet qartë rritje e rasteve të raportuara të krimeve në dy vitet e fundit. Totali i veprave penale në vitin 2019 ka qenë 4.712 vepra, numër i cili ka shënuar rritje deri në 6.351 vepra penale, e që në 2021 është rritur deri në 7.634 vepra penale. rastet e veprave penale janë rritur rreth 34.71% nga vitit 2019 në vitin 2020 dhe rreth 20.15% nga vitit 2020 në vitin 2021.

Numri më i madh i veprave penale në këto tri vite janë kryer në llojin e veprave penale “rrezikim i sigurisë në komunikacionin rrugorë”- edhe atë në total prej 2.594 vepra penale. Kurse numri më i vogël ka qenë në llojin e veprave penale “vrasje” në total prej 49 vepra penale-vrasje.


Sa i përket të miturve të dënuar vërehet një rritje e lehtë. Në vitin 2019 kishim gjithsej 304 të mitur të dënuar si kryerës të veprave penale, 350 kemi në vitin 2020 dhe 382 në vitin 2021. Pra, numri i të miturve të dënuar është rritur rreth 15.13% nga viti 2019 në vitin 2020 dhe rreth 9.14% nga viti 2020 në vitin 2021. Shumica e kryerësve të veprave penale tek të miturit kanë qenë meshkuj edhe atë 92.15% dhe 7.85% femra. Raporti i rasteve të denuara me ata të denoncuar këtu është rreth 64.82%

Sa i takon dhunës në familje, si kryerës të veprës penale “dhunë në familje” paraqiten meshkujt, edhe atë në vitin 2019 me 90.73% meshkuj dhe 9.27% femra. Kurse në vitin 2020, 90.07% kanë qenë meshkuj dhe 9.93% kanë qenë femra. Në vitin 2021 kryerës të veprës penale numërohen gjithsej 91.94% meshkuj dhe 8.06% femra. Edhe te ky lloj i veprës penale shënojm rritje, edhe atë rreth 7.02% nga viti 2019 në vitin 2020 dhe rreth 5.20% nga viti 2020 në vitin 2021. Kurse totali i veprave penale dhunë në familje shkon në 1.154 për vitin 2021.

Siç mund të shohim krimet e evidentuara po shënojnë rritje në Maqedoninë e Veriut dhe kjo nuk duhet të kalojë në heshtje, pasi shpesh viktima janë njerëzit e pafajshëm. Institucionet kompetente, respektivisht Ministria e Punëve të Brendshme si dhe sistemi i drejtësisë duhet të luajnë rol kyç në paranadalimin e kriminalitetit, duke përmirësuar efikasitetin e veprimit në terren e ndoshta edhe duke shtuar kapacitetet e tyre që të mund të sigurohet më shumë siguri për qytetarët dhe më pak kriminaltitet.

Poashtu nevojitet më shumë arsimini dhe informimim sidomos tek të rinjtë dhe të miturt, duke ndikuar në ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin e tyre, duke u ofruar programe sociale, prespektiv dhe shpresë për të ardhmen. Sigurisht nga kjo nuk përjashtohen as shoqëritë civile dhe bashkësit fetare, duke e ofruar kontributin e tyre në këtë drejtim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori