Green Finance Day, një nga ngjarjet kryesore të serisë “Insta Innovation Series”, u mbajt sot duke mbledhur së bashku institucione financiare, organizata ndërkombëtare, investitorë, akademikë dhe përfaqësues të biznesit.


Pjesëmarrësit diskutuan se si mekanizmat e financimit të gjelbër, investimet me impakt dhe inovacioni mund të orientojnë kapitalin drejt projekteve që sjellin vlerë ekonomike dhe rezultate të matshme mjedisore.

Ngjarja u organizua nga Pllana Capital, InstaBuilt dhe Cherry Communities – tri struktura që po ndërtojnë një ekosistem të integruar për zhvillim të qëndrueshëm dhe të përballueshëm në Evropë.

Diskutimet e panelistëve u fokusuan te mënyrat konkrete për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër përmes politikave nxitëse, instrumenteve financiare dhe bashkëpunimeve ndërsektoriale.

Përfaqësues nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare dhe vendore ndanë përvojat e tyre mbi mënyrën se si mund të rritet roli i sektorit privat në financimin e projekteve të qëndrueshme, si dhe nevoja për integrimin e parimeve ESG në vendimmarrje.

Në një tjetër pjesë të programit, ekspertë të zhvillimit, ndërtimit inovativ dhe investimeve me impakt trajtuan sfidat globale të strehimit dhe potencialin e modeleve të reja si “Build-to-Rent” për tregjet moderne. Mesazhi kryesor ishte i qartë: sfidat mjedisore dhe ekonomike kërkojnë qasje globale, zgjidhje të shkallëzueshme dhe bashkëpunim të thelluar mes industrive dhe institucioneve.

InstaBuilt është një ndër kompanitë më inovative në rajon dhe Evropë në fushën e ndërtimit modular të qëndrueshëm.

Pjesë e ekosistemit të Pllana Capital dhe Cherry Communities, InstaBuilt po kontribuon në krijimin e komuniteteve të reja, të qëndrueshme dhe të dizajnuara për të reflektuar nevojat moderne të tregut evropian.