LAJMI I FUNDIT:

Inspiruar nga Luiz Ejlli, lojtarët e FC Dritës i lyejnë flokët në të bardha – tifozët i ‘ngacmojnë’ në komente

Inspiruar nga Luiz Ejlli, lojtarët e FC Dritës i lyejnë flokët në të bardha – tifozët i ‘ngacmojnë’ në komente

Klubi futbollistik FC Drita, ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në Turqi.

Ata zhvilluar dy seanca stërvitore dhe nesër (e enjte) do të zhvillojnë ndeshjen e parë miqësore, me klubin Liptovsky Mikulas nga Superliga e Sllovakisë.

E teksa në faqen zyrtare të klubit në Facebook u publikuan disa fotografi nga stërvitjet, pamja e dy prej lojtarëve mori vëmendjen e tifozëve.


Foto: FC Drita/Facebook

Përkatësisht lojtarët Hamdi Namani dhe Almir Ajzeraj u vunë në dukje me ndryshimin e tyre të ri në dukje, i cili kishte të bënte me ngjyrën e tyre të flokëve.

Almir Ajzeraj (Foto: FC Drita/Facebook)

Ata i kanë lyer flokët e tyre në të bardha – inspirim që duket se iu ka ardhur nga personazhi më i përfolur i momentit në mediashqiptare, këngëtari Luiz Ejlli.

Hamdi Namani (Foto: FC Drita/Facebook)

Ky i fundit hyri me flokë të errëta në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, por gjatë rrugës vendosi të ndryshonte dukjen e tij – me çka edhe u komentua në masë të madhe nga publiku.

Ndryshimi drastik i Luiz Ejllit pas lyerjes së flokëve në Big Brother VIP Albania (Foto: Top Channel)

E këtë ndryshim të lojtarëve të Dritës nuk kaluan pa e vënë re edhe tifozët, shumë prej të cilëve i kanë ngacmuar dyshen në hapësirën për komente, duke shkruar se dukja e tyre është frymëzuar nga ajo e Luizit. /Telegrafi/

Foto: FC Drita/Facebook

Foto: FC Drita/Facebook

Në trend Magazina

Më shumë
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të: Këtu u bë sikur unë vdes për ty

Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të: Këtu u bë sikur unë vdes për ty

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori