Insigne paralajmëron largimin nga Napoli, Atletico Madridi interesohet për të

Lorenzo Insigne ka lënë të kuptohet se do të largohet nga Napoli për "një ofertë që nuk mund ta refuzoj", por raportohet se propozimi i vetëm ka ardhur nga Atletico Madridi.
Komentet e kapitenit në intervistën e tij të shtunën për Corriere dello Sport kanë ngritur mjaft dyshime për të ardhmen e tij dhe gazetarët tani po gërmojnë për të dhëna të reja.
Megjithatë, gazeta spanjolle AS dhe gazeta italiane Il Mattino raportojnë se pretendentët e vërtetë për Insigne janë Atletico Madridi, të cilët janë gati të ofrojë rreth 50-60 milionë euro.
Por, kjo ofertë pritet të refuzohet nga klubi italian, pasi ata kërkojnë rreth 100 milionë euro për yllin e tyre.
Në këtë sagë pritet të ndërhyj edhe agjenti Mino Raiola, i cili shpreson ta ulë çmimin në 80 milionë euro.
Liverpooli dhe Arsenali ishin të lidhur gjithashtu me lojtarin, por ata ende nuk kanë përgatiru asnjë ofertë. /Telegrafi/




















































