Andres Iniesta ka befasuar të gjithë pasi ka arritur në aeroport pas angazhimit me kombëtaren e Spanjës.

Presidenti Bartomeu ditë më parë komunikoi për publikun rinovimin e mjeshtrit të mesfushës së Barcelonës.


Por, rinovimin për kontratën që i përfundon më 30 qershor të vitit të ardhshëm e ka mohuar vet lojtari.

“Nuk kam rinovuar”, ka thënë Iniesta me të arritur në aeroport duke shtuar dyshimet për të ardhmen e tij.

iniesta 12

Deri tash Barcelona dhe planifikimi sportiv i saj është pjesë e kritikave të mëdha.

Iniesta luajti 72 minuta ndaj Italisë dhe 90 minuta ndaj Lichtensteinit. /Telegrafi/

telegrafi sport app