Influencuesi australian Lil Golo tentoi një “akrobacion” të çuditshëm, duke kaluar nëpër 1000 shirita ngjitës, veprim ky që i kushtoi shtrenjtë dhe përfundoi në spital pasi u rrëzua keq.

Në garën për pëlqime, ndjekës dhe famë në internet, disa influencues vendosin për gjëra absurde, madje duke rrezikuar jetën e tyre duke bërë “akrobacione” qesharake.


Një personazh i tillë në internet nga Australia së fundmi filmoi një “test” për YouTube që e çoi atë në spital, transmeton Telegrafi.

Lil Golo sfidoi veten të kalonte nëpër një mur me shirit ngjitës, për të parë se sa shirita do të duheshin për ta ndaluar atë.

Videoja tregoi se australiani vraponte pa këmishë përmes rripit të shiritit, në pjesën këndit të lojërave.

I mbuluar me tatuazh, ai kalon nëpër shiritat. Miqtë e tij që e incizojnë videon e brohorasin teksa kalon nëpër 100 shirita me pak vështirësi.

Më pas, videoja e bën atë të blejë shirit ngjitës me vlerë 400 dollarë për të vazhduar marifetin e tij të çuditshëm.

Në vend që ta mbajë pengesën tjetër në 200 ose 500 shirita, ai zgjedh të shkojë direkt në 1000 shirita.

Një turmë mblidhet për ta brohoritur ndërsa ai vrapon në murin e shiritit dhe përplaset në tokë. /Telegrafi/