LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni në Turqi rritet në 70 për qind – cilët sektorë janë më të goditurit?

Inflacioni në Turqi rritet në 70 për qind – cilët sektorë janë më të goditurit?

Kostoja e jetesës në Turqi po rritet pasi të dhënat zyrtare treguan se inflacioni në vend u rrit në afro 70 për qind.

Çmimet e larta kanë bërë presion të konsiderueshëm mbi familjet dhe kanë rritur kritikat ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Çmimet e konsumit u rritën me 69.97 për qind në muajin prill krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit të Statistikave Turke. Ai përfaqëson rritjen më të madhe nga viti në vit në dy dekada që nga viti 2002, raporton euronews.


Rritjet më të mëdha të çmimeve në Turqi muajin e kaluar ishin në sektorin e transportit (106 për qind), i ndjekur nga çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike (89%), sipas të dhënave.

Kritikët kanë fajësuar për rritjen e çmimeve politikat ekonomike të Erdoganit, të cilat favorizojnë uljen e normave të interesit për të nxitur rritjen dhe eksportet.

Pushtimi rus i Ukrainës – dhe rritja e çmimeve të gazit, naftës dhe grurit – e ka komplikuar situatën në Turqi, një vend i varur nga importet.

Në përpjekje për të zbutur goditjet ndaj familjeve, qeveria ka zbatuar ulje taksash për mallrat bazë dhe ka rregulluar tarifat e energjisë elektrike.

Erdogan u tha gazetarëve javën e kaluar se inflacioni do të fillojë të ulet që nga maji dhe do të arrijë një “drejtim më të favorshëm” në fund të vitit.

Pavarësisht nga sondazhet që parashikojnë një zgjedhje të ngushtë, 68-vjeçari shpreson të rizgjedhet në vitin 2023 pas dy dekadash si kryeministër dhe më pas president. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori