LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni në Shqipëri mbetet i pandryshuar në shkurt, më shtrenjtë ushqimet dhe pijet, ekspertët: Abuzojnë tregtarët

Inflacioni në Shqipëri mbetet i pandryshuar në shkurt, më shtrenjtë ushqimet dhe pijet, ekspertët: Abuzojnë tregtarët
Foto: Olsi Shehu/Anadolu Agency

Çmimet po vijojnë të rriten më ngadalë këtë fillimvit. Inflacioni, treguesi i zhvlerësimit të parasë në raport me shtrenjtimin e çmimeve mbeti në 1.9 për qind edhe muajin e shkuar, njëjtë me janarin.

Në raport me shkurtin e vitit 2024, muajin e shkuar inflacioni ra me 0.7 pikë, duke shënuar kështu nivelet më të ulëta ndonjëherë.

Pedagogu Adrian Civici shprehet: “U bë tashmë një vit që ne kemi hyrë në një cikël të qëndrueshëm të çmimeve. Në radhë të parë, ndikimi kryesor ka ardhur nga qetësimi i tregjeve globale, ndjekur nga politikat monetare. Politikat e Bankës së Shqipërisë, politika monetare që ka ndjekur për rritjen e normës bazë të interesit, shoqëruar nga qetësimi i tregjeve ku ne importojmë kanë sjellë një lloj zbutjeje të normës së inflacionit duke e çuar në këto nivele”.


E kundërta ka ndodhur me inflacionin te ushqimet dhe pijet. Inflacioni te kjo kategori produktesh u rrit në 2.8 për qind nga 2.7 për qind shkurtin e një viti më parë. Kjo ecuri reflektohet edhe më fort në tregje ku blejnë qytetarët.

“Po, janë 20-30 apo edhe 50 lekë më shtrenjtë. Zarzavatet një herë janë shtrenjtuar shumë. Që nga domatet, specat. Edhe bulmeti duket se po rritet”, thonë qytetarët.

Rritja edhe më e fortë e çmimeve në tregje se treguesi që INSTAT raporton e ka një shpjegim.

“Në gjykimin tim, te ushqimet dhe pijet inflacioni ka mbetur në nivele të larta si pasojë e mbajtjes së çmimeve në nivele të larta nga tregtarët duke zgjeruar marzhet e tyre të fitimit”, thekson Civici.

Me gjithë ecurinë e mirë në dy vitet e fundit, vala e krizës së çmimeve në Shqipëri mund të rikthehet. Paralajmërimi për një jetesë edhe më të vështirë që vjen nga Komsioni Evropian në raportin e fundit për ekonominë e vendit.

“Të njëjtët faktorë, si qetësimi i tregjeve globale mund të shkaktojnë të kundërtën e kësaj ecurie në rast se do të kemi një rizgjim të vatrave të konfliktit. Tregjet do të çoroditeshin e rrjedhimisht do të kishim çmime më të larta”, shton Civici.

Ndërkohë, me gjithë flukset e shtuara te turistët, inflacioni te baret dhe restorantet mbeti në nivelet më të ulëta historike, në mesatarisht 1.8%

Në trend Lajme

Më shumë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Siguri
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Siguri
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Lajme
Kalo në kategori