LAJMI I FUNDIT:

Infektologu Valbon Krasniqi jep lajmin e mirë: Disa të prekur me COVID-19 kanë rezultuar negativ në testet e para

Infektologu Valbon Krasniqi jep lajmin e mirë: Disa të prekur me COVID-19 kanë rezultuar negativ në testet e para

Infektologu Valbon Krasniqi ka folur për gjendjen e të infektuarve me coronavirus që janë të shtrirë në Klinikën Infektive.

Krasniqi për RTV Dukagjinin ka thënë se aktualisht në Klinikën Infektive janë të shtrirë 43 raste që janë të konfirmuar me coronavirus.

“Gjendja e tyre në përgjithësi është e mirë me përjashtim të 6 pacientëve që kanë nevojë kohë pas kohe për oksigjeno terapi”.


Infektologu ka thënë se në gjendje të rëndë mbetet një paciente e cila po ndodhet në kujdesin intenziv.

Krasniqi ka njoftuar se foshnja pesë muajshe është paraqitur në klinikë bashkë me prindin e saj dhe që të dyja kanë rezultuar pozitive me COVID-19 gjatë ditës së djeshme.

“Gjendja e tyre është stabile. Foshnja nuk ka nevojë për ndonjë trajtim specifik por është nën mbikëqyrje”.

Infektologu ka dhënë detaje edhe për katër infermieret që kanë rezultuar të infektuara me COVID-19. Ai thotë se tri prej tyre janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është në trajtim shtëpiak.

“Të ketër infermieret janë pjesë e stafit tonë dhe pjesë e repartit ku trajtohen personat e prekur me coronavirus. Pra ato janë staf mjekësor që janë në kontakt 24 orë me pacientët e prekur me COVID-19”.

Krasniqi njofton se një numër i pacientëve që janë të infektuar sot kanë rezultuar negativ, por shton se sipas protokollit duhet edhe një test i dytë.

“Ka pacientë që hyjnë në javën e dytë të sëmundjes dhe sipas protokollit ne presim që një pjesë e tyre pasi të rezultojnë negativ të shpallen si të shëruar. Ka pacientë që tashmë nga aspekti klinikë duken në gjendje mjaft të mirë dhe nuk kanë pothuajse asnjë simptomë por ne presim që edhe në mënyrë laboratorike të dalin negativ nga virusi”, tha ndër të tjera Valbon Krasniqi.

Numri zyrtar i të shëruarve nga coronavirusi në Kosovë ka shkuar në dhjetë, ndërsa një rast ka përfunduar me fatalitet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori