LAJMI I FUNDIT:

Infektologu Tolaj: Kosova duhet t’i pranojë vaksinat e AstraZeneca, efektet anësore shumë të rralla

Infektologu Tolaj: Kosova duhet t’i pranojë vaksinat e AstraZeneca, efektet anësore shumë të rralla

Gjermania iu bashkua listës së shteteve të cilat kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca.

Ministri gjerman i shëndetësisë tha se kjo ishte një masë parandaluese që shteti ka ndërmarrë, pas raportimeve se vaksina shkaktonte mpiksje të gjakut.

Gjatë fundjavës Irlanda dhe Holanda gjithashtu pezulluan përdorimin e kësaj vaksine për të paktën dy javë.


Edhe Kosova është në pritje të një vaksine të tillë si pjesë e projektit COVAX.

Infektologu Ilir Tolaj thotë se rastet kur kjo vaksinë ka shkaktuar efekte anësore janë shumë të pakta dhe se çdo qytetarë i Kosovës duhet ta marrë vaksinën pa asnjë hezitim.

“Të dhënat tregojnë se këto efekte anësore, në veçanti kjo e fundit që lidhet me ngjizjen e gjakut është jashtëzakonisht shumë i rrallë. Në 17 milionë vaksina të prodhimit Astra Zeneca që janë dhënë në Bashkimin Evropian vetëm 40 raste janë evidentuar që kanë pasur një çrregullim të tillë…Ne patjetër që duhet t’i pranojmë këto vaksina. Është fat i keq që nuk i kemi pasur më herët”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin Ilir Tolaj, përcjell Telegrafi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se deri më tani nuk është gjetur asnjë lidhje mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut dhe u ka bërë thirrje vendeve të mos ndalojnë vaksinimin me AstraZeneca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori