LAJMI I FUNDIT:

Infektologu Krasniqi: Katër rasteve me COVID-19 në Prishtinë, ende nuk ua kemi gjetur burimin e infeksionit

Infektologu Krasniqi: Katër rasteve me COVID-19 në Prishtinë, ende nuk ua kemi gjetur burimin e infeksionit

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se 37 pacientë që kanë rezultuar me coronavirus janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Krasniqi në RTV Dukagjini thotë se një paciente e gjinisë femër e moshës 73 vjeçare është në gjendje pak më të rëndë në krahasim me të tjerët.

“Është dita e saj e gjashtë që është shtrirë në klinikë dhe vështirë se mund ta parashikojmë gjendjen e saj shëndetësore”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Infektologu thotë se është pozitive që nuk ka hapje të vatrave të reja pasi shumica e rasteve të paraqitura janë raste kontakti.

“Kemi 3-4 raste në Prishtinë që nuk po mundim të identifikojmë burimin e kontaktit të infeksionit, por jemi duke parë me vëmendje kontaktet që kanë pasur dhe burimin e mundshëm të infeksionit. Sa më shpejt që të zbulohet burimi i infeksionit është më mirë pasi shkëputet zinxhiri i infeksionit qysh në rrethin e parë të kontakteve”.

Deri në momentin që po raportojmë, ende nuk kanë dalë rezultatet për testimet e ditës së sotshme, por Krasniqi thotë se sot janë pranuar rreth 23 raste për testim ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka dalë në terren për të marrë disa tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori