LAJMI I FUNDIT:

Industria farmaceutike për ndalimin e “kimikateve të përjetshme”: Së shpejti nuk do të ketë ilaçe

Industria farmaceutike për ndalimin e “kimikateve të përjetshme”: Së shpejti nuk do të ketë ilaçe

Prodhuesit evropianë të barnave paralajmëruan se një ndalim i plotë i propozuar i substancave të njohura si PFAS ose ” kimikate të përhershme” do ta bënte të pamundur prodhimin e ilaçeve.

Bashkimi Evropian ka filluar ta shqyrtonte mundësinë e ndalimit të substancave të përdorura, potencialisht të dëmshme, në atë që mund të shndërrohej në rregulloren më të gjerë të industrisë kimike të bllokut, raporton reuters.

Një periudhë konsultimi gjashtëmujore për t’u dhënë kompanive dhe industrive të prekura një mundësi për të paraqitur pikëpamjet e tyre përfundoi të hënën, ku Agjencia Evropiane e Kimikateve (ECHA) ka pranuar 5600 komente.


“E gjithë industria farmaceutike nuk do të jetë më në gjendje të prodhojë përbërës farmaceutikë aktivë … ose produkte medicinale shoqëruese në EEA”, nëse nuk përfshihen përjashtimet ose devijimet, thuhet në një deklaratë të Federatës Evropiane të Industrive dhe Shoqatave Farmaceutike (EFPIA).

EEA, ose Zona Ekonomike Evropiane, përfshin 27 shtete anëtare të BE-së plus Lihtenshtajnin, Islandën dhe Norvegjinë.

“Një ndalim total, do të ndalonte prodhimin e ilaçeve në BE në më pak se tre vjet”, tha drejtoresha e përgjithshme e EFPIA, Nathalie Moll.

Grupi, i cili numëron kompanitë kryesore farmaceutike evropiane, duke përfshirë Pfizer, Roche dhe Novartis si anëtarë, tha se PFAS përdoren në prodhimin e barnave.

Ndër përgjigjet kritike nga industritë e tjera, shoqata evropiane e prodhuesve kimik, Cefic ka bërë thirrje për rregullim “të balancuar” të PFAS, duke thënë se një ndalim do të pengonte prodhimin e baterive, gjysmëpërçuesve, automjeteve elektrike dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme, ndër produktet e tjera.

Emërtimi “kimikate përgjithmonë” rrjedh nga aftësia e tyre për t’u grumbulluar në ujë dhe tokë, sepse ato nuk dekompozohen si rezultat i një lidhjeje jashtëzakonisht të fortë midis atomeve të karbonit dhe fluorit.

Kimikatet janë në përdorim në dhjetëra mijëra produkte dhe makineri, duke përfshirë vetura, tekstile, pajisje mjekësore, mullinj me erë dhe tigane për shkak të rezistencës së tyre afatgjate ndaj temperaturave ekstreme dhe korrozionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Botë
Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Amerika
Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse

Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse "e kupton se Amerika dhe Evropa nuk do ta braktisin"

Botë
Kalo në kategori