Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Konventën e 6-të të Industrisë së Drurit, ndërkaq e konsideroi si njërin nga sektorët strategjikë për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.
Kurti tha më tej se ky sektor ka potencial për të rritur përfitimet e brendshme nga përdorimi i burimeve vendore, duke kontribuuar edhe në thellimin e lidhjeve me nënsektorët e tjerë, si për shembull, tekstilin, produktet metalike dhe shërbimet që lidhen me industrinë në përgjithësi.
“Kjo industri në zhvillim të vazhdueshëm, jo vetëm në tregun e brendshëm, por edhe në atë të jashtëm, ka kontribuuar me rritje të eksporteve në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit tonë”, tha kryeministri, duke shtuar se eksportet totale për dyer, dritare, mobileri të drurit dhe ndërtesat e parafabrikuara, në dy vitet e fundit, 2021 e 2022 dhe dhjetë muajt e vitit 2023, janë me vlerë 563 milionë euro. Deri në fund të muajit dhjetor 2023 presim te janë rreth 600 milionë euro”, tha ai.
Sipas tij, eksporti i mallrave ka arritur për herë të parë vlerën prej 920 milionë eurove në vitin që shkoj, pra 2022, dyfish më shumë se dy vite më parë.
“Ndërsa, rekordi eksportit të shërbimeve ka arritur vlerën prej mbi 2.5 miliardë euro në vitin 2022, shifër kjo që paraqet 32% rritje nga viti 2021, dhe 153% rritje nga viti 2020, që vetëm pjesërisht shpjegohet me vitin e pandemisë pa vaksina.
Si rezultat raporti eksport-import është ngushtuar nga gati 1 me 9 sa ishte në vitin 2019, në më pak se 1 me 6 sa është aktualisht. Investimet e huaja po ashtu janë dyfishuar. Për herë të parë ato kanë arritur vlerën rekorde prej 772.3 milionë euro në vitin 2022, ose 84% rritje krahasuar me vitin 2021, kurse 101% rritje nga viti 2020 e 138% rritje nga viti 2019 si vit para pandemik”, tha ai.
Më tej, kryeministri Kurti tha se përpunimi i drurit dhe i mobilëve sipas analizave të përformancës së industrisë në vendin tonë, në kuadër të politikës industriale vlerësohet si nënsektor “yll në rritje”, kontribuon në 12% bilancin tregtar, duke qenë ndër të rrallët nënsektor që kanë kontribut pozitiv në uljen e deficitit tregtar.
Në fund ai nënvizoi rëndësinë e arsimit dual, aftësimit profesional që lidh shkollimin me tregun, pra shkollimin profesional me tregun e punës.
“Arsimi dhe aftësimi profesional është njëra nga përpjekjet tona më të mëdha të transformimit të ekonomisë sonë, sepse përveçse siguron punësim e rritë produktivitetin e sektorit privat, ofron dhe përplotësim profesional që ne besojmë se do të ndikojë pozitivisht edhe në rritjen e punësimit, edhe në rritjen e cilësisë përbrenda punësimit, edhe në uljen e migrimit për arsye profesionale”, tha kryeministri.
Ndërkaq, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u shpreh se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm në shumë sektor industrial, duke veçuar se njëri ndër ta është pikërisht industria e drurit, e cila ka arritur shifra të suksesshme në eksport, siç përmendi edhe vetë kryeministri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës