LAJMI I FUNDIT:

Indriti eliminohet nga gara, thotë se BBVA 4 e fiton Gjesti

Indriti eliminohet nga gara, thotë se BBVA 4 e fiton Gjesti
Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një tjetër eliminim të bujshëm.

Këtë herë, gara për çmimin e madh u ndërpre për Indrit Muratin, i cili nuk arriti t’i mbijetojë një nominimi të fortë ku në garë për qëndrimin ishin gjithsej tetë banorë.

Gazetari dhe këngëtari, i cili hyri në shtëpi në një fazë të mëvonshme të lojës, u largua pas vendimit të publikut, duke përmbyllur kështu rrugëtimin e tij në reality show.


Pas eliminimit, ai u prit në studio nga Ledion Liço dhe opinionistët, ku ndau mendimet e tij mbi eksperiencën në shtëpinë e BBVA 4.

I pyetur nga opinionisti Arbër Hajdari se kë mendon si fitues të këtij edicioni, Indriti dha një përgjigje të sinqertë: “Do të doja ta fitoja Danja, por e fiton Gjesti”.

Ai shpjegoi se duke qenë se hyri më vonë në shtëpi, ishte i vetëdijshëm për simpatinë e madhe që Gjesti ka nga publiku jashtë, dhe për këtë arsye beson se ai është favoriti kryesor për çmimin e madh.

Pavarësisht eliminimit, Indriti u shpreh i kënaqur me rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania 4 dhe falënderoi publikun për mbështetjen. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një gjë e paprecedentë, ndodh për herë të parë në BBVA - opinionistët zgjedhin dy banorë për t'i çuar kokë me kokë në një televotim

Një gjë e paprecedentë, ndodh për herë të parë në BBVA - opinionistët zgjedhin dy banorë për t'i çuar kokë me kokë në një televotim

Magazina
Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Magazina
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Magazina

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Magazina
Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Magazina
Një vit më parë u skualifikua se i derdhi alkool në fytyrë, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë dhe 'rikthejnë' skenën e famshme të BBVA 3

Një vit më parë u skualifikua se i derdhi alkool në fytyrë, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë dhe 'rikthejnë' skenën e famshme të BBVA 3

Magazina
Kalo në kategori