LAJMI I FUNDIT:

Indiana dhe Miami e çojnë në ndeshjen e shtatë, Portland vendos duelin me GSW

Indiana dhe Miami e çojnë në ndeshjen e shtatë, Portland vendos duelin me GSW

Indiana Pacers dhe Miami Heat me fitoret e tyre ndaj Toronto Raptors dhe Charlotte Hornets kanë barazuar në 3-3 seritë e playoffit mes tyre, teksa me fitoren ndaj Los Angeles Clippers kualifikimin e siguroi Portland Trail Blazers, që takohet në rrethin tjetër me kampionët e Golden State Warriors.

Indiana ishte më e mirë në takimin ndaj Torontos, por vetëm në dy çerekët e fundit.

Toronto nisi më mirë dhe në fund të pjesës së parë kishte epërsinë, por dy fraksionet tjera me Paul George dhe të tjerë lojtarë në formë bënë që Indiana të fitojë me 101-83, një fitore solide kjo.

Paul George ka realizuar 21 pikë, kurse te Toronto shkëlqyen Cory Joseph dhe Carroll me nga 25 pikë.


Wade shkëlqeu në përballjen e Miamit me Charlotte Hornets, duke realizuar madje pikët vendimtare në fitoren 97-90.

Kemba Walker arriti 37 pikë, por kjo nuk i mjaftoi ekipit të tij, teksa shkëlqyen Wade me 23 pikë dhe Luol Deng me 21 pikë.

Punë aspak të lehtë pati Portlandi ndaj Clippers që vuajnë nga lëndimet e Paul dhe Griffin.

Më i miri megjithatë ishte Jamal Craëford, i shpallur si rezervisti më i mirë me 32 pikë në këtë ndeshje, por Lillard shtoi 28 pikë duke konfirmuar formën e lartë.

Miami-Charlotte dhe Toronto – Indiana do të luajnë nga një ndeshje të shtatë, teksa Portlandi do të takohet me Golden State Warriors në duelet e zjarrta pas vetëm pak ditësh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

La Liga
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Kalo në kategori