Me rastin e Ditës së Gruas, punime të ndryshme të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit kanë zënë vend edhe në objektin e Presidencës së Kosovës.
Në “Këndin e Kurajos”, të inauguruar sot do të shpalosen veprat e artit të grave dhe vajzave që mbijetuan luftën dhe dhunën seksuale. Këto punime tash e tutje do të jenë edhe dhuratat zyrtare shtetërore në çdo vizitë jashtë vendit të kreut institucional.
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani tha se përmes inaugurimit të “Këndin e Kurajos” synojnë të tregojnë historinë e ndjeshme të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Derisa u zotua se do të jetë në mbështetje gjithmonë të secilit zë grua në vend.
“Sot po e inaugurojmë këndin e kurajos këtu në Presidencë. Sot forca e grave dhe vajzave që mbijetuan luftën, por edhe dhunën seksuale gjatë asaj lufte po shpalosin para nesh përmes artit dhe veprave të punës delikate me duart e tyre të arta dhe punëtore. Sikur e kaluara të mos mjaftonte, shumica nga këto gra vazhdojnë të jetojnë ankthin dhe sot duke qenë edhe pre e stigmës dhe paragjykimeve të padrejta të pas luftës.
Por tmerri i së shkuarës, e sfidat e së tashmes kanë vendosur t’i shndërrojnë në burim kreativiteti, në inspirim për krijime në fushën e artit të së bukure[…]ne do të jemi çdo herë në mbështetje të juaj, e do të jemi përherë zëri juaj deri sa të fuqizohet ky zë plotësisht dhe të fuqizohet zëri i secilës grua në Kosovë.
Andaj dhuratat që po ekspozohen sot, jo vetëm në këndin e kurajos, por do të rrugëtojnë cep më cep në botë në emër të këtij institucioni. Do të jenë dhurata zyrtare në çdo vizitë jashtë vendit dhe çdo takim me miqtë ndërkombëtar. Kështu ka ndodhur në çdo vizitë tonën ndërkombëtare dhe kështu ndodhi edhe në vizitën e fundit në Zvicër, ku secili nga krerët shtetëror ka marrë një nga punimet e dorës nga gratë tona heroina”, tha ajo.
Ndërsa, Sebahate Pacolli nga KRCT tha se inaugurimi i këtij këndi tregon kurajo për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, raporton KP.
“Mendojmë se kjo është një prej rrugëtimeve tona të gjata dhe jemi shumë të lumtur për këtë. Kjo nuk do të thotë asgjë më shumë, se sa kurajo për të mbijetuarat. Duke folur në emrin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës por edhe në emër të krejt organizatave që i mbështesin të mbijetuarit vërtet dua të përcjell mbështetjen dhe kuptimin e kësaj mbështetje që kanë të mbijetuarat.
Ato kudo që janë në Kosovë janë të lumtura se një dorë e shtetit po prek në krahun e tyre. Ne jemi gjithë dëshmitar se zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe tashmë ka filluar të dëgjohet pasi kemi një momentum më të mirë. Kemi një përfaqësim fatmirësisht më të mirë të grave. Besoj që ky përfaqësim i grave, kauzat e ndryshme që neve na preokupojnë t’i mbështetësin”, u shpreh ajo.
“Këndi i Kurajos” vitin e kaluar është inauguruar edhe në Kuvendin e Kosovës dhe Ministrinë e Drejtësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Kemi arritur marrëveshje” -zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Ish-ushtarët e UÇK-së s’do të ndalohen më në kufi

Tërmkolli: LDK është shpërfytyruar në një firmë private të Lulmir tuxharit, rugovianë, ku jeni?

“Tuneli kokëshkëmb i Murrizit”, kryeministri Rama publikon pamje

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës