Site icon Telegrafi

Donald Trump president – gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump u betua si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në paradën e inaugurimit, të mbajtur në arenën sportive, Trump nënshkroi urdhrat e parë ekzekutiv.

Së pari, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke anuluar 78 urdhra ekzekutivë të paraardhësit të tij, Joe Biden, duke përfshirë heqjen e Kubës nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, raportuan mediat amerikane.

Ndër të tjera fillimisht ai tërhoqi SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.

Ai gjithashtu fali ata që u dënuan për sulmin ndaj kongresit federal më 6 janar 2021, rreth 1500 prej tyre.

Në përgatitje për një fluks të mundshëm emigrantësh në qytet, autoritetet në Tijuana shpallën gjendjen e jashtëzakonshme javën e kaluar.

Lidhur me këto zhvillime, Telegrafi, do t’ju mbajë të informuar, minutë pas minute. /Telegrafi/

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "01-22-2025 09:16:52" ["time"]=> string(16) "22/01/2025 09:16" ["update"]=> bool(false) } 22/01/2025 09:16

Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Donald Trump ka kërcënuar Kinën me një tarifë prej 10 për qind për importet e saj, dhe ka paralajmëruar se taksa mund të vendosen edhe ndaj Bashkimit Evropian, për më shumë klikoni këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-22-2025 08:31:04" ["time"]=> string(16) "22/01/2025 08:31" ["update"]=> bool(false) } 22/01/2025 08:31

Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit

Donald Trump është përpjekur të negociojë një shitje të mundshme të TikTok në televizion drejtpërdrejt, në atë që supozohej të ishte një njoftim për investime në infrastrukturën e inteligjencës artificiale (AI), për më shumë klikoni këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-21-2025 23:55:40" ["time"]=> string(16) "21/01/2025 23:55" ["update"]=> bool(false) } 21/01/2025 23:55

Trump e filloi mandatin me mbështetje prej 47 për qind

Afro 47 për qind e amerikanëve mbështesin Donald Trump, i cili u kthye këtë javë në Shtëpinë e Bardhë, një shenjë e polarizimit të kombit pas fitores së tij në zgjedhje në muajin nëntor, përfundoi sot një sondazh i Ipsos për Reuters.

Sondazhi dy-ditor, i kryer menjëherë pas inaugurimit të Trumpit, tregoi vlerësimin e mbështetjes më të lartë sesa gjatë mandatit të parë nga 2017 deri në 2021.

Sondazhi tregoi gjithashtu se amerikanëve nuk u pëlqyen disa nga lëvizjet e para.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-21-2025 23:37:18" ["time"]=> string(16) "21/01/2025 23:37" ["update"]=> bool(false) } 21/01/2025 23:37

Trump zbulon projektin më të madh për inteligjencën artificiale – investim prej 500 miliardë dollarësh

Presidenti amerikan, Donald Trump shpall projektin më të madh të infrastrukturës së inteligjencës artificiale në histori me vlerë prej 500 miliardë dollarësh…më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-21-2025 23:29:23" ["time"]=> string(16) "21/01/2025 23:29" ["update"]=> bool(false) } 21/01/2025 23:29

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum ka reaguar ndaj një prej vendimeve të para ekzekutive të Donald Trumpit, i cili ndryshoi emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës.

Në një konferencë për shtyp në Meksikë, Sheinbaum iu referua kryesisht vendimeve të presidentit amerikan për migracionin ndërsa tha se dekretet për zonën kufitare jugore dhe protokollet për mbrojtjen e emigrantëve nuk ndryshojnë nga urdhrat që ai dha gjatë mandatit të tij të parë…më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-21-2025 23:00:09" ["time"]=> string(16) "21/01/2025 23:00" ["update"]=> bool(false) } 21/01/2025 23:00

Trump rikthen programin ‘qëndro në Meksikë’

Administrata e presidentit të ri amerikan, Donald Trump ka njoftuar se po rikthen programin “qëndro në Meksikë”.

Kjo nismë detyron azilkërkuesit të presin në Meksikë derisa të zgjidhen rastet e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Programi ishte ndaluar nga ish-presidenti Joe Biden menjëherë pas marrjes së detyrës në Shtëpinë e Bardhë, por Departamenti i Sigurisë Kombëtare e ka rikthyer atë me efekt të menjëhershëm.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-21-2025 22:30:11" ["time"]=> string(16) "21/01/2025 22:30" ["update"]=> bool(false) } 21/01/2025 22:30

Hapet DOGE

Ueb-faqja zyrtare e qeverisë amerikane e Departamentit të Efiçencës Qeveritare (DOGE) është hapur, duke mos shfaqur asgjë tjetër përveç një logoje të kriptomonedhës Dogecoin.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-21-2025 21:55:07" ["time"]=> string(16) "21/01/2025 21:55" ["update"]=> bool(false) } 21/01/2025 21:55

Trump ktheu urdhrin ekzekutiv, tani mund t’i vendos sanksione Gjykatës së Hagës

Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump, ktheu urdhrin ekzekutiv që i lejon atij të vendosë sanksione ekonomike kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) në Hagë, e cila i hap rrugën SHBA-së për të vendosur masa drakoniane kundër organit gjyqësor dhe punonjësve të saj.

Në vitin 2020, një ngrirje e aseteve dhe ndalim udhëtimi u vendos kundër ish-kryeprokurorit të GJNP-së Fatou Bensouda dhe një prej zyrtarëve të saj të lartë.

Ky urdhër u revokua vitin e ardhshëm në prill nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Joseph Biden.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-21-2025 21:40:30" ["time"]=> string(16) "21/01/2025 21:40" ["update"]=> bool(false) } 21/01/2025 21:40

Trump nuk i kursen as ish-miqtë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ndërprerë masën mbrojtëse të ish-këshilltarit të tij të sigurisë kombëtare, John Bolton.

Pak orë pasi mori detyrën, Presidenti Donald Trump ka ndërprerë masën e sigurisë nga Shërbimi Sekret i SHBA-së që i ishte caktuar ish-këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare, John Bolton.

Bolton, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë në nëntor të vitit 2019, ka kërkuar mbrojtje të vazhdueshme të Shërbimit Sekret të SHBA për shkak të kërcënimeve kundër tij nga Irani.

Trump fillimisht e ndërpreu masën mbrojtëse për të pasi u largua nga administrata e tij në mandatin e parë, por presidenti Joe Biden e rivendosi atë pasi mori detyrën.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-21-2025 21:25:16" ["time"]=> string(16) "21/01/2025 21:25" ["update"]=> bool(false) } 21/01/2025 21:25

Gati 20 shtete do ta paditin Trumpin

Prokurori i përgjithshëm i New Jersey, Matthew Platkin ka thënë se do të udhëheqë një përpjekje për të bllokuar urdhrin ekzekutiv të Donald Trumpit, i cili ua mohon shtetësinë familjarëve emigrante pas lindjes së një fëmije.

Tetëmbëdhjetë shtete, së bashku me qytetin e San Franciscos dhe Distriktin e Kolumbisë, kanë paditur qeverinë federale për këtë urdhër.

Presidenti i ri lëshoi një urdhër – një nga rreth 100 që ai nënshkroi mbrëmë – që ndërmori hapa për të bllokuar të drejtat që të bëhen qytetarë amerikanë emigrantët ilegal që lindin një fëmijë në SHBA.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-21-2025 20:58:05" ["time"]=> string(16) "21/01/2025 20:58" ["update"]=> bool(false) } 21/01/2025 20:58

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Donald Trump la zyrtarët qeveritarë në Madrid të hutuar pasi ai gabimisht tha se Spanja ishte një shtet anëtar i BRICS-it dhe i kërcënoi ata me tarifa.

BRICS përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Ndërkohë, Spanja është anëtare e NATO-s – së bashku me SHBA-në…më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-21-2025 20:30:11" ["time"]=> string(16) "21/01/2025 20:30" ["update"]=> bool(false) } 21/01/2025 20:30

Çfarë biseduan Biden dhe Trump në veturë gjatë rrugës për inaugurimin

Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump, ishte në një veturë me paraardhësin e tij, Joe Biden gjatë rrugës nga Shtëpia e Bardhë për në ndërtesën e Kongresit amerikan, ku dha betimin dhe tani është zbuluar se çfarë kanë biseduar…më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-21-2025 19:55:33" ["time"]=> string(16) "21/01/2025 19:55" ["update"]=> bool(false) } 21/01/2025 19:55

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nisur një proces të gjerë të shkarkimit të punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, duke pastruar administratën nga individë që, sipas tij, nuk përputhen me vizionin e tij për “Ta Bëjmë Amerikën Madhështore Sërish”…më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-21-2025 19:30:01" ["time"]=> string(16) "21/01/2025 19:30" ["update"]=> bool(false) } 21/01/2025 19:30

Trump i pakënaqur me shërbimet në Katedralen e Uashingtonit

Donald Trump duhet se nuk ishte i kënaqur me shërbimet e lutjes në një Katedrale në Uashington.

Presidenti amerikan reagoi në këtë formë pasi peshkopia i kërkoi mëshirë për emigrantët dhe komunitetin LGBT+ në të gjithë vendin.

I pyetur nga një gazetar se çfarë mendonte për predikimin, presidenti tha se “Çfarë menduat? Jo shumë emocionuese”.

Ai shtoi se “ata mund të kishin bërë më mirë”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-21-2025 19:21:41" ["time"]=> string(16) "21/01/2025 19:21" ["update"]=> bool(false) } 21/01/2025 19:21

Trump mban fjalën e dhënë, lirohen të dënuarit për sulmet në Kongresin amerikan

Dy persona të profilit të lartë të dënuar në lidhje me sulmin e 6 janarit 2021 në Capitol janë liruar nga burgu.

Stewart Rhodes, ish-udhëheqësi i grupit Oath Keepers, u lirua nga një strukturë në Cumberland, Maryland, i cili ishte dënuar me 18 vite burg.

Lideri i Proud Boys, Enrique Tarrio gjithashtu u lirua, tha nëna e tij në rrjetet sociale. Ai ishte dënuar me 22 vite burg.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-21-2025 18:55:24" ["time"]=> string(16) "21/01/2025 18:55" ["update"]=> bool(false) } 21/01/2025 18:55

Trump në Katedrale, peshkopia: Ki mëshirë për emigrantët

Në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, peshkopi që drejton shërbimin i ka bërë një “lutje” Donald Trumpit, i cili është ulur në rreshtin e parë, në lidhje me komunitetin LGBTQ+ dhe emigrantët.

Peshkopia Mariann Edgar Budde thotë se miliona njerëz kanë besuar tek ai. “Në emër të Zotit tonë, ju kërkoj të keni mëshirë për njerëzit në vendin tonë që janë të frikësuar”, tha ajo.

Budge thotë se disa amerikanë LGBTQ+ aktualisht frikësohen për jetën e tyre.

Ndërsa ajo flet, Trump dhe JD Vance shihen me fytyrë të ngrysur.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-21-2025 18:25:21" ["time"]=> string(16) "21/01/2025 18:25" ["update"]=> bool(false) } 21/01/2025 18:25

Trump ka kthyer në Zyrën Ovale një buton për porositjen e Coca-Cola dietale

Tavolina e presidentit amerikan, Donald Trump në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë ishte e pajisur me një buton të veçantë që mund të përdoret për të porositur një gotë Coca-Cola dietale.

Një buton i tillë u instalua për herë të parë gjatë mandatit të parë të Trumpiot, por në vitin 2021, presidenti Joe Biden urdhëroi heqjen e tij.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-21-2025 17:55:02" ["time"]=> string(16) "21/01/2025 17:55" ["update"]=> bool(false) } 21/01/2025 17:55

Mbyllet ueb-faqja në gjuhën spanjolle e Shtëpisë së Bardhë

“Shko në shtëpi”: Versioni spanjoll i faqes zyrtare të Shtëpisë së Bardhë u hoq në ditën e dytë të detyrës së presidentit Donald Trump.

Faqja e internetit jep një gabim 404 dhe një buton “Shko në shtëpi” – “kthehu në faqen kryesore” ose… mirë, e kuptoni idenë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-21-2025 17:12:19" ["time"]=> string(16) "21/01/2025 17:12" ["update"]=> bool(false) } 21/01/2025 17:12

Trudeau i përgjigjet Trumpit: Kanadaja ka burimet

Kryeministri kanadez në largim, Justin Trudeau reagoi ndaj kërcënimit të Trump për të vendosur tarifa 25 për qind ndaj Kanadasë.

“Energjia kanadeze fuqizon prodhimin amerikan, bizneset, shtëpitë”, tha Trudeau para gazetarëve.

Ai iu referua premtimit të Trump se Amerika do të hynte në një “epokë të artë”. “Do të kërkojë çelik, alumin, minerale kritike, energji. Kanadaja i ka të gjitha këto burime”, theksoi Trudeau.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-21-2025 16:40:53" ["time"]=> string(16) "21/01/2025 16:40" ["update"]=> bool(false) } 21/01/2025 16:40

Aksionet amerikane rriten për shkak të planit tarifor të vonuar të Trump

Aksionet amerikane u hapën më lart të martën në ditën e parë të plotë të presidencës së dytë të Donald Trump, ndërsa tregtarët thithën një stuhi urdhrash ekzekutivë që deri më tani tregojnë për veprime më pak agresive në tregti.

Dow u rrit me 170 pikë, ose 0.39%. S&P 500 u rrit me 0.49% dhe Nasdaq Composite me teknologji të rëndë u zhvendos më lart me 0.52%.

Exit mobile version